Të tjerët, sipas Vëzhguesit, janë rebelë, luftëtarë të huaj, militantë të Hezbollahut dhe dezertues nga ushtria siriane.
Vëzhguesi tha se shifra e të vrarëve mund të jetë për 70,000 më e lartë, pasi shumë grupe kryengritëse nuk i raportojnë vdekjet, ndërsa disa vdekje të tjera nuk dokumentohen.
Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011.
Shifra e fundit e dhënë nga OKB-ja – e cila ka ndaluar ndjekjen e viktimave në vitin 2015 – ka qenë 250,000 të vrarë në Siri.






















