• Latest
  • Trending
  • All

Mbi 2 mijë shqiptarë studiojnë në Austri

07/01/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 24 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Mbi 2 mijë shqiptarë studiojnë në Austri

07/01/2015
in Aktualitet, Lajme

Ndonëse nuk dihet numri i saktë, mendohet se mbi 2 mijë studentë shqiptarë studiojnë në universitet austriake. Pjesa më e madhe e tyre është në Vjenë, ndërsa student të shumtë ka edhe nëGraz, Linz, Salzburg e qytete të tjera të rëndësishme austriake, shkruan albinfo.ch.

Me gjithë këtë numër të studentëve shqiptarë, thuajse asnjë shoqatë e studentëve tanë nuk ekziston nëAustri. Edhe disa që janë të regjistruara, nuk janë funksionale. Më shumë janë forume të hapura nga individë nëpër rrjete sociale apo ndonjë për interesa të tyre grupore e personale.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Studentët shqiptarë në Austri janë shumë pak të organizuar. Edhe pse numri i tyre është i madh, ata nuk i përfaqëson askush dhe ende nuk kanë një organizatë serioze e cila do të merrej me problemet e shumta që kanë këta studentë nëAustri.

Organizimet mes tyre bëhen sipas grupeve të drejtimeve në të cilat studiojnë apo sipas rrethit të ngushtë shoqëror.

Pa shoqata studentore

Arbër Qarri, student në drejtimin Ekonomi – informatike në Vjenë nuk është në dijeni për ndonjë shoqatë aktive të studentëve shqiptarë. “Organizatë aktive sa kam unë informacione nuk ka. Janë disa grupe të forumeve të krijuara në “Facebook” prej individëve, por nuk di që ndonjë është funksionale”, shprehet ai.

“Organizimet bëhen vetëm përmes lidhjeve shoqërore që studentët kanë me njëri tjetrin. Për festën e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë është bërë një organizim nga një shoqëri e studentëve që studiojnë muzikë në Vjenë, dhe aty kanë marrë pjesë edhe studentë shqiptarë të drejtimeve tjera”, ka thënë Arbri.

Numër të saktë nuk ka as Ambasada e Kosovës në Austri. Aty thonë se numri i studentëve lëviz vazhdimisht. “Ne kemi disa statistika sa i përket numrit të studentëve nga Kosova në Austri, por edhe këto ndryshojnë vazhdimisht. Sipas të dhënave që posedojmë, numri i studentëve në të gjitha universitet austriake arrin në mbi 1500”, ka thënë për “albinfo.ch” Faruk Ajeti, sekretar në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

Pritet të shihet puna e “Rrjetit të Studentëve dhe Rinisë në Austri”

Muaj më parë me iniciativën e Ministrisë së Diasporës dhe mbështetur edhe nga Ambasada e Kosovës në Austri, është themeluar Rrjeti i Studentëve dhe Rinisë nëAustri.

Ky rrjet ka për qëllim organizimin dhe krijimin e një ombrelle të të gjithë studentëve dhe organizatave studentore shqiptare në Austri. Për më shumë se një muaj që nga themelimi, rrjeti ka qenë mjaft aktiv në koordinimin dhe vënien në pah të objektivave.

“Qëllimi i asociacionit nuk është vetëm mbledhja e studentëve dhe të rinjve shqiptarë, por në të njëjtën kohë edhe ofrimi i mundësive që këta të rinj të avancohen në fushat përkatëse ku ata veprojnë dhe shkollohen”, ka thënë anëtari i rrjetit, Arbër Ahmeti. Ai, përveç se falënderon Ministrinë e Diasporës për vënien në dispozicion të të gjitha kontakteve të nevojshme për realizimin e objektivave të rrjetit, thekson se mbështetje kanë pasur edhe nga Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri.

Në Graz, në mes 500 dhe 600 studentë shqiptarë

Organizatë e cila do të merrej drejtpërdrejtë me problemet e studentëve shqiptarë nuk ekziston as në Graz të Austrisë. Në këtë qytet ku ka po ashtu një numër të madh të studentëve shqiptarë, organizimet bëhen në mënyra individuale dhe shoqërore. Ahmet Ibrahimi, absolvent në fakultetin e Ekonomikut thotë se numri i studentëve shqiptarë në Graz kalon mbi 500.

“Organizatë apo shoqatë studentore shqiptare që mbron interesat e studentëve nuk ka as në Graz. Studentët e ndihmojnë njëri tjetrin edhe këtu ne Graz. Numri i studentëve shqiptarë këtu sillet diku nga 600 por nuk e them më përgjegjësi të plotë, sepse nuk ka statistika të sakta. Sa i përket organizimit do të kisha thënë që nuk kemi vështirësi të mëdha sepse në një qytet të tillë siç është Grazi thuajse të gjithë studentët takohen në vende të njëjta, si në bibliotekë, në fakultete, nëpër kafene e po ashtu edhe nëpër festa të ndryshme që organizohen nga bashkatdhetarët tanë”, u shpreh Ahmet Ibrahimi nga Mitrovica.

Studentët që kanë ardhur nga jashtë, duhet të vetëfinancohen

Studentët shqiptarë në Austri hasin në vështirësi të mëdha për të studiuar. Përveç banimit ata duhet të paguajnë edhe shuma të mëdha për të ndjekur fillimisht kurset e gjuhës gjermane e pastaj edhe për të paguar semestrat universitarë. Shumica prej tyre duhet të vetëfinancohen. Për këtë arsye, ata detyrohen të punojnë punë nga më të ndryshmet për të përballuar koston e jetesës. Punët më të shpeshta që i bëjnë studentët shqiptarë janë ato në gastronomi, në markete apo edhe puna të tjera të rënda fizike. Ndërkohë më të privilegjuar janë studentët e lindur apo rritur në Austri.

“Jeta studentëve shqiptare dallon në mes të atyre qe kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia, Shqipëri, e të tjerë dhe atyre që janë rritur këtu. Këta të fundit, sigurisht kanë përkrahjen e shtetit austriak dhe kushtet i kanë shumë më të mira, kurse studentët që kanë ardhur këtu nga jashtë për të studiuar, kanë një jetë shumë më të vështirë. Shumica vetëfinancohen kurse e drejta e punës është e limituar deri në 390 € në muaj me të cilën nuk mund të mbulojnë as gjysmën e shpenzimeve që i bën një student në Austri”, tregon ai.

Kufizimet për punë dhe të ardhurat që nuk mjaftojnë

Edhe studenti nga Grazi pranon vështirësitë me të cilat ballafaqohen studentët shqiptarë edhe në këtë qytet, ani pse ai punon tek koncerni “BMW” si përgjegjës për shitje dhe menaxhment. “Problemet me të cilat ballafaqohen studentët shqiptarë, janë ato financiare. Nëse arrin të sigurosh një vend pune, e drejta punës është maksimumi gjysmë orari dhe përfiton një pagesë prej 365 eurove e cila është shumë e vogël për shpenzimet e një studenti. Kjo është sakrifica më e madhe për secilin nga ne dhe një fenomen i cili po ndikon drejtpërdrejt në sukseset tona si studentë” shprehet Ahmeti.

Por brengosëse është se çfarë dëshirojnë të bëjnë këta studentë shqiptarë pas përfundimit të studimeve? Me shumicën prej atyre që biseduam na thanë se dëshirojnë të kthehen për të kontribuar në shtetin e Kosovës. Megjithatë duke e parë gjendjen jo të mirë atje, duket se ata do të mundohen të gjejnë alternativa për të punuar në profesionin e tyre dhe për të rregulluar dokumentacionet e banimit në Austri.

Previous Post

Kosovë, Hoxhaj: Ndikimi rus në Ballkan më i madh se para 10 vitesh

Next Post

Videoskandali në QSUT, arrest me burg për 3 protagonistët, lirohen 2 të tjerët

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Videoskandali në QSUT, arrest me burg për 3 protagonistët, lirohen 2 të tjerët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.

Fatal error: Uncaught wfWAFStorageFileException: Unable to save temporary file for atomic writing. in /home/theatctc/public_html/wp-content/plugins/wordfence/vendor/wordfence/wf-waf/src/lib/storage/file.php:34 Stack trace: #0 /home/theatctc/public_html/wp-content/plugins/wordfence/vendor/wordfence/wf-waf/src/lib/storage/file.php(658): wfWAFStorageFile::atomicFilePutContents() #1 [internal function]: wfWAFStorageFile->saveConfig() #2 {main} thrown in /home/theatctc/public_html/wp-content/plugins/wordfence/vendor/wordfence/wf-waf/src/lib/storage/file.php on line 34