“Kompania e cila do ta fitojë tenderin do ta bëjë grumbullimin e mbeturinave, këto mbeturina do të ndahen në mbeturina që mund të riciklohen dhe mbeturina që nuk riciklohen. Ky aktivitet do të zhvillohet në Komunën e Fushë Kosovës”, ka thënë për lajmi.net, Arbnore Ademi, zëdhënëse në KRM “Pastrimi”.
Ajo ka thënë se nuk dihet sa do të jetë sasia ditore apo mujore e sasisë së mbeturinave pasi që ende nuk kanë përfunduar procedurat e aktivitetit të prokurimit për zgjedhjen e kompanisë fituese e cila do të fitojë në bazë të specifikave të kërkuara.
“Kompania “Pastrimi” i siguron kontejnerët së bashku me Komunën e Fushë Kosovës”, shtoi tutje Ademi.
Sipas njoftimit për kontratë të bërë nga “Pastrimi”, ofertat për këtë aktivitet të prokurimit duhet të dorëzohen jo më vonë se me datën 08.11.2016. Ndërkaq, ofertuesi i suksesshëm do të shpallet me dhënie të Kontratës për 12 muaj.






















