Rrjeti i njohur medial britanik, BBC, ka publikuar një shkrim të përcjellë me një video, në të cilin shkruhet/flitet për Adem Jasharin dhe familjen e tij.
Sipas BBC, në mars të vitit 1998, forcat e sigurisë së Serbisë sulmuan kompleksin e figurës udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila qëndronte prapa një serie të sulmeve ndaj policisë, në krahinën e cila ishte me shumicë shqiptare.
“Pas tri ditë granatimesh, Adem Jashari, njëri ndër themeluesit e UÇK-së, si dhe më shumë se 50 anëtarë të familjes së tij të gjerë, ishin vrarë. I vetmi i mbijetuar ishte mbesa e Jasharit, Besarta, e cila ishte vetëm 10 vjeçe atë kohë. Ajo flet për të dëshmuar rreth ditës kur ajo humbi familjen e saj”, shkruan ndër tjerash BBC, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/















