Mbesa e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini është arrestuar me akuzën e trafikut të kokainës, si pjesë e një grupi trafikantësh të shkatërruar disa ditë më parë nga policia italiane, mes të cilëve kishte edhe shqiptarë.
Gaia Mogheerini, 26 vjeçe, vajza e vëllait të Federika Mogherini, ish-ministrja e jashtme e Italisë akuzohet nga prokuroria se ka marrë në 28 shkurt të vitit 2015 “një sasi të papërcaktuar lënde narkotike të tipit kokainë, me qëllim që sigurojë tregtimin e saj” nga trafikanti Manuel Zumpano, i biri i një eksponenti kriminal të viteve ’80, i cili sipas asaj që raportojnë mediat italiane ishte kreu i bandes kriminale së bashku me shtetasin shqiptar Rigers Duriçi.
Këta shtetas e siguronin drogën nga Shqipërua dhe Spanja dhe e shpërndanin nëpër diskoteka, restorante dhe në disa lagje ku jetonin personazhe VIP.





















