Në kuadër të Presidencës Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), sot dhe nesër në Tiranë po mbahettakimi i ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse.
Kosova në këtë konferencë, që është më e rëndësishmja në rajon, po përfaqësohet nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.
Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar edhe pesë zëvendëskryeministra e ministra të rajonit dhe nëntë sekretarë të shteteve e zëvendësministra të tjerë.
Konferencës së SEECP-së, që kryesohet nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, do t’i drejtohet me një fjalim edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
















