Ai ka thënë se fajin më të madh për këtë cështje e ka Lidhja Demokratike e Kosovës, që nuk ka arritur t’i bind deputetët e saj për ta votuar këtë marrëveshje.
“Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë më të zorshmit. Isa Mustafa nuk ka dështuar t’i sigurojë votat brenda koalicionit, por ka dështuar t’i sigurojë votat e LDK-së. Kundërshtimet e Partisë Demokratike të Kosovës janë minore. Prej asaj çka është thënë në media, gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit” ka thënë ai në Info Magazine.
“Zgjedhjet janë zgjidhje. Janë të pashmangshme. Koalicionet e mëdha zakonisht formohen kur ka agjenda të mëdha përpara. Por ky nuk ka arritur t’i kryejë”.






















