Përmes një amendamenti të depozituar 9 muaj më parë në Kuvend nga deputeti Oerd Bylykbashi, demokratët tashmë në opozitë kërkojnë që kryetari i grupit ose përfaqësuesi i tyre të ketë kohë të barabartë të foluri me kryeministrin, sa herë që ky fundit ndërhyn në diskutime seancat plenare.
Në një kohë që opozita e ka braktisur Kuvendin me arsyen e dhunimit të fjalës së lirë, shumica me një lëvizje taktike kërkon rikthimin e saj në Kuvend, të paktën për të mbrojtur një kërkesë të cilën e ka bërë ajo vetë.
Edhe pse kërkesa e demokratëve është futur në kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit dhe pritet të shqyrtohet brenda muajit, shumica nuk do e shqyrtojë amendamentin pa u rikthyer opozita në Kuvend, pasi shpreson që ligjvënësit e djathtë të rikthen në Kuvend së paku për të mbrojtur kauzën e tyre.
















