Në një shkrim në të përditshëm The Sunday Telegraph, kryeministrja May ka dhënë shenja se do t’i rezistojë cfarëdo përpjekjeje për ta detyruar atë që ta ndryshojë qasjen ndaj largimit nga BE-ja, një shkëputje historike që u miratua nga 52 për qind e britanikëve, në një referendum në muajin qershor.
“Qytetarët zgjodhën, dhe e bënë këtë aq vendosmërisht. Është përgjegjësi e qeverisë që ta kryej detyrën dhe të zbatojë instruksionet e tyre në plotëni”, shkruan May.






















