Kur Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook, statusin me të cilin përshëndeti ndeshjen e parë të Kosovës ndaj Finlandes, nuk e kishte menduar se qindra maturantë e prisnin në anën tjetër të celularit, gati për t’iu përgjigjur me sharje, mallkime, kritika dhe përbuzje pa fund.
Ky status i Edi Ramës dje në Facebook u pasua me disa lloj komentesh nga ndjekesit e tij. Disa e falenderonin për urimin, kryesisht qytetarë të Kosovës. Një duzinë, më të ngeshëm, e tallnin se në vend të flamurit të Kosovës vuri atë të Bashkimit Europian. Kurse qindra të tjerë shfrynin dhe shanin në rrjetet sociale, të irrituar nga rezultatet e formulës që gatuan specialistët e reformës arsimore dhe që u mburr me vendosmëri nga kryeministri. Është e kotë të klikoni, mbi statusin e kryeministrit për t’i gjetur këto komente sot. Në mengjes të gjitha reagimet e maturanteve ishin fshirë. Nuk gjen sot asnjë gjurmë në profilin e kryeministrit në Facebook nga irritimi itë rinjve, të cilët nuk u konsideruan të denjë për universitetin shtetëror, pavarësisht se shumë prej tyrë kishin mesatare të larta. Lapsi.al fotografoi një pjesë të tyre, para se stafi i kryeministrit t’i fshinte nga rrjetet sociale. Maturantët i kërkojnë kryeministrit të interesohet për kete padrejtesi, madje ka edhe prindër që denoncojnë korrupsionin e llogaritjes së provimeve. Edi Rama ia ka dhënë sot përgjigjen sot në mëngjes; vetëm me një klik: Delete!































