• Latest
  • Trending
  • All

Maturantët letër me 7 kërkesa, ju lutemi na dëgjoni

06/12/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 16 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Maturantët letër me 7 kërkesa, ju lutemi na dëgjoni

06/12/2016
in Aktualitet, Edukimi

Për të paraprirë kaosin me shpalljen e fituesve dhe regjistrimet në universitet, maturantët e këtij viti në fund të tetorit i kanë dërguar një letër ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Kjo letër është firmosur nga 1000 maturantë nga Durrësi, Tirana, Korça, Elbasani, por ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga ministrja Nikolla, edhe pse u bë një muaj që është dorëzuar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nëpërmjet 7 kërkesave që maturantët kanë parashtruar, kërkohet që çdo hap i procesit teknik të aplikimit dhe regjistrimit të lihet në dorë të universiteteve dhe MAS të mos marrë pjesë, pasi do krijohet kaos si u krijua këtë vit dhe shumë maturantë nga paniku se do mbeten pa shkollë, u regjistruan në degë që nuk i preferonin. Po ashtu, pjesë e kërkesave të maturantëve është që universitetet t’i shpallin kriteret brenda muajit dhjetor, në mënyrë që ata të kenë kohë të mjaftueshme që të informohen.

Ndërsa nga MAS kërkohet që udhëzimet për zhvillimin e provimeve të sivjetshme të maturës shtetërore të dalin brenda fundit të muajit dhjetor. Grupi i lëndëve preferenciale të universiteteve ishte një ndër kriteret që penalizoi maturantët në pranimet e këtij vitit akademik, ndaj në letër ata kërkojnë që lëndët preferenciale të universiteteve të bazohen në kurrikulën bazë të ofruar në arsimin e mesëm të lartë.

LETRA E PLOTË

E nderuar zonja Lindita Nikolla, Viti i fundit i gjimnazit është ura që na lidh me botën e vërtetë. Kemi filluar të kuptojmë dhe ndjejmë peshën e të qenurit i rritur. Ka ardhur momenti që ne të përballemi me zgjedhjet tona, të cilat me një fuqi krejt domethënëse po përcaktojnë edhe të ardhmen tonë. Në hapat e fundit të përgatitjes drejt hedhjes në një përmasë të panjohur, ne marrim titullin maturantë.

Përgjatë 11 viteve, ne kemi investuar që rezultatet e marra të jenë sa më të larta. Duke iu dedikuar një sistemi arsimor krejt ndryshe që na priti në portat e gjimnazit, ne bëmë zgjedhje, të cilat mendonim se do të na çonin më mirë drejt degëve të dëshiruara. Shumë prej nesh ndoqën programe studimi që nuk do t’i duheshin në të ardhmen, në mënyrë që të grumbullonim më shumë pikë. Ardhja e sistemit të ri sjell sërish në qendër të vëmendjes përgatitjen e nevojshme të nxënësve për fakultetet e zgjedhura dhe në këndvështrimin tuaj është një sistem perfekt, por jo për ne. Brezi ynë i maturantëve dhe një ose dy breza pas nesh mbase do të jenë në një vorbull ndryshimi dhe konfuzioni deri në informimin e plotë të tyre. Tranzicioni i sistemit arsimor nuk erdhi në momentin e duhur, sepse duhet të priste edhe disa vite të tjera.

Gjithsesi, ne i jemi bindur dhe po i përkushtohemi me dëshirën që Ministria e Arsimit dhe Sporteve të marrë parasysh disa prej kërkesave tona për të nxjerrë të dyja palët të kënaqura deri në reformimin e plotë të maturës shtetërore. Ne ju shprehim këto kërkesa:1. Krijimin e grupeve të informimit për maturën shtetërore dhe regjistrimin në universitete me përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe fakulteteve, me qëllim organizimin e panairit kombëtar të zhvilluar në çdo qytet, ku gjimnazet e shpallura “qendra komunitare” mund të ofrojnë mjedise zhvillimi për 1-3 ditë.2. Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si një urë lidhëse mes maturantëve dhe universiteteve, t’u vendosë si kusht fakulteteve që në harkun kohor nëntor-dhjetor të përcaktojnë kriteret e pranimit për vitin e ardhshëm akademik.3. Në të gjithë gjimnazet e republikës të jenë bërë të njohura udhëzimet përfundimtare për zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore deri në fund të dhjetorit.4. Ministria t’u kërkojë universiteteve që në kriteret e pranimit në universiteteve për vitin e ardhshëm akademik të bazohen në kurrikulën bazë të ofruar në arsimin e mesëm të lartë.5. Ulja e kriterit të hapjes së klasave të lëndëve me zgjedhje duke bërë të mundur për të gjithë, realizimin e qëllimeve të nxënësve.6. Procesi i aplikimeve dhe regjistrimeve të jetë plotësisht në dorën e universiteteve dhe ministria thjesht të kërkojë zbatimin e kritereve dhe afateve të shpallura që një vit më përpara nga universitetet, pa marrë pjesë në procesin teknik.7. Program i orientimit për çdo lëndë për provimin me zgjedhje të jetë më specifik.

Gjithashtu, duke marrë parasysh eksperiencat e maturave ndër vite, ne do të donim të kishim informacion se e kujt është përgjegjësia kur:1. Pyetjet e provimeve të maturës shtetërore janë gabim.2. Teza e provimit del para ose gjatë provimit të maturës.3. Provimet zhvillohen në kushte jo normale dhe aspak dinjitoze për nxënësit.4. Nuk ka respektim të afateve kohore për zhvillimin e provimit.5. Ndryshojnë kriteret dhe udhëzimet pas përfundimit të shkollës.6. Nuk jepen fotokopjet e provimeve për ankimim edhe pse pagesa është bërë. Synimi ynë nuk është të kundërshtojmë sistemin, por penalizimet. Ne kërkojmë shpërblimin e mundit të 12 viteve shkollë ku kemi investuar shumë për të arritur qëllimet tona. Na e riktheni besimin se arsimi është një vlerë personale, aq sa dhe kombëtare. Merrni dhe mendimin tonë, sepse ai vlen më shumë nga të gjithë. Me respekt, gjimnazistët.

Post Views: 175
Tags: edi rama
Previous Post

Shqiptari, dhunë ndaj gruas edhe nga burgu

Next Post

“Moj e bukura More”, historia e këngës 600-vjeçare shqiptare

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Moj e bukura More”, historia e këngës 600-vjeçare shqiptare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.