Sipas tij, janë çamët ata që duhet të mbrohen dhe e kanë të nevojshme mbrojtjen e jo kosovarët.
“Kosovarët nuk janë ma një pakicë etnike nën administrim të huaj, ata e kanë arritur lirinë dhe shtetin e tyre kombëtar”.
“Ata vendosin se si duan ta bëjnë jetën e tyre”, pohon Matoshi, pos tjerash.
Ai ka porositur edhe analistët e Shqipërisë që kanë shkruar për Kosovën këto ditë, që më mirë të shkruajnë për Greqinë, po ashtu ka sugjeruar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që të shkojë në Athinë e të flas për çamët e të drejtat e tyre atje.























