Publicisti Halil Matoshi thotë se Ram ka të drejt të udhëtoj në Serbi dhe të flas për raporte bilaterale me serbët e poashtu edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës.
Mirëpo Matoshi tërheq vërejtjen se Rama mund të bie në kurthin e Memorandumit të Akademisë së Shkencave të Serbisë dhe prandaj deklaron publicisti kosovar, se ai nuk ka të drejt të flas për Kosovën.
Lexojeni të plotë:
Rama zbarkon ne Beograd…
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka te drejte kur te doje ai dhe diplomacia shqiptare te takojne Vucicin ne Beograd ose Tirane.
Dhe e ka te drejten qe ia ka dhane sobvrani (qytetaret e Republikes se Shqiperise) me fole per raporte bilaterale me te si dhe per pakicen shqiptare nen Serbi (Lugine te Presheves).
Mirepo halli asht se ai mund te bie ne kurthin e Memorandimit 2 te ASHAS (Qosic & Lj.Tadic), qe mesyne “Razgranicenje sa Albanijom” (Perkufizimin paqesor me Shqipni) duke e anashkalu Kosoven si entitet juridik-politik.
Rama nuk e ka te drejten me fole per Kosoven, sepse ajo asht shtet sovran dhe ka nji Qeveri te ligjshme, nuk asht ma nji pakice etnike. Pra kosvaret nuk jane ma etnitet (pakice nen Serbi) por entitet (subjekt i te drejtes nderkombetare.






















