I arrestuari të premten nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, është shtetas i Kosovës.
“Policia e Kosovës, respektivisht nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj , është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar disa qytetar duke u premtuar viza pune ne Gjermani”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aty bëhet e ditur se me urdhër te gjykatës kompetente është bastisur banesa e te dyshuarit me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy vula te firmës se tij te cilat dyshohet se janë te falsifikuara , printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.






















