• Latest
  • Trending
  • All

Mashtrimi me Sazanin

25/06/2025

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 October, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mashtrimi me Sazanin

25/06/2025
in Aktualitet

Andi Bushati

Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe ish ambasadorit të tij Richard Grenell, drejt një rruge qore. Pothuajse në të gjitha debatet e mbrëmjes has idiotë të dobishëm që ngazëllehen se erdhi dita që dhe Shqipëria të ketë investime të këtyre përmasave. Ka nga ata që thonë: më mirë para nga Amerika, sesa nga Rusia apo Kina. Madje ka dhe palaço që shesin sapunin për djathë, duke paraqitur si sukses faktin se ky projekt doli dhe ne New York Times, ndonëse artikulli i gazetës amerikane bënte aludime të hapura për një aferë korruptive.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pikërisht këtu qëndron problemi. Përpara se biem në kurthin që na serviret: “a je pro apo kundër një investimi të huaj”, ne duhet të ngremë pyetjen, nëse ato pak gjëra që dimë për Sazanin dhe Zvërnecin, mund të quhen vërtet të tilla.

Me shumë gjasa, në vend që të jetë një mrekulli e inisiativës së lirë, ajo që Rama dhe enturazhi i familjes Trump kanë përgatitur, është një pazar i fëlliqur lobimi politik.

Për këtë nuk ka nevojë ti besosh ‘kazanëve’ apo ‘kadrinjve’ shqiptarë. Edhe New York Times edhe Newsweek edhe Frankfurter Allemegne Zeitung tregojnë hapur dhe me fakte kulisat mbi të cilat është ngritur ky spekullim miliardësh. Ato vënë re se edhe në Sazan edhe në Beograd, ku synohet të ndërtohet mbi ish ndërtesën e bombarduar të shtabit të përgjithshëm, investimi është përzgjedhur të ngrihet mbi prona shtetërore. Pra është e qartë se nuk kemi të bëjmë me magjinë e tregut, po me ish zyrtarë që mëtojnë të rikthehen në pushtet në SHBA dhe vasalë ballkanikë që janë të gatshëm ti falin gjithçka atyre për të forcuar pushtetin personal.

Shtypi perendimor e bën fare të qartë se të gjitha bizneset e dhëndrit të preferuar të Trumpit janë fokusuar me monarkitë naftë mbajtëse të gjirit persik, pikërisht aty ku ai ka luajtur si këshilltar i shtëpisë së bardhë, për të ç’tensionuar  mardhëniet me Izraelin në kuadrin e “marveshjeve të Abrahamit”. Edhe më sterrë është C.V. e ambasadorit Grenell, i cili njihet prej kohësh si lobist politik në favor të diktatorëve. Ai ka përkrahur dikur autokratin moldav dhe atë nigerian, pa përmendur se opozita serbe e ka akuzuar se paguhet nga regjimi i Vuçiçit, në këmbim të mbështetjes që jep kundër Kosovës. Presidenti serb jo vetëm e ka dekoruar Grenellin me urdhrin më të lartë, atë që i ka dhënë edhe Putinit, por në kulmin e sulmit terrorrist në Banjskë, ish ambasadori guxoi të fajësojë shqiptarët, duke deklaruar se janë ata që shkelin të drejtat e serbëve në Veri.

Ndërsa emri i Grenellit është përmendur shpesh në aventurën e ndarjes së Kosovës, po të kërkosh në arkiva, vëren se gazeta Le Monde e ka përmendur edhe kollovarin politik Kushner, si të përfshirë në projektin e shkëmbimit të territoreve, në vitin 2018.

Ndoshta është një koincidencë e llahtarshme, por të njëjtët njerëz që luanin me harta gjashtë vite më parë, tani kanë vendosur të bëjnë biznes. Ashtu si Alabari që zbarkoi nga brigjet e Savës në ato të Adriatikut edhe Grenelli dhe Kushneri kanë mbëritur tek Rama, menjëherë pas kanë mbyllur paktin me Vuçiçin. Gjithkush është i lirë të besojë se këto janë rastësi fatlume dhe se këtu s’kemi pse dyshojmë për një lojë që i ka fijet në Beograd.

As unë nuk dua të bie pre e teorive konspirative, që përfundojnë të gjitha me dilemën mes patriotëve dhe tradhëtarëve, por renditja e këtyre fakteve është e vlefshme për të kuptuar se kjo aferë nuk ka asgjë të përbashkët me bisnesin normal, investimet e huaja, tregun e lirë dhe zhvillimin e turizmit. Ajo është tjeshtë një allishverish për qëllime politike. Kështu na tregon shtypi perendimor se janë mësuar të punojnë Kushner dhe Grenell, kështu e dimë se veprojnë Vuçiçi dhe Rama. E sikur mos të mjaftonte kjo, kryeministri ynë nuk nguroi të na japë edhe shembullin konkret. Vetëm tani ne e kuptojmë se pse u ndryshua, në kundërshtim me udhëzimin e BE-së, ligji për zonat e mbrojtura duke i hapur rrugë ndërtimeve edhe aty. Vetëm tani ne marrim vesh se pse u shty afati për të përfituar nga ligji i për investitorët strategjik. Asgjë tjetër nuk mund të shpjegojë se si ka mundësi, që Edi Rama jep visto nga sambleja e PS, për parajsën që Kushner dhe Grenell do ngrenë në brigjet e Vlorës, ende pa e nxjerë nga plani i shpërndarjes shtabi i përgjithshëm dhe ende pa e firmosur komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura.

A ka një investim më politik sesa kaq? A ka lidhje më të shkurtër mes interesave të lobuesit dhe atij që përfiton financiarisht prej tyre?

Ky besoj se është një rast që duhet studiuar në shkolla, njësoj si marrëveshjet që Jared Kushner bën me diktaturat naftëmbajtëse, ku monarkët e gjirit persik i falin pasuri me urdhrin e tyre personal.

Prandaj, sa herë dëgjojmë që debati zhvendoset në tema pa lidhje, se sa ka ecur turizmi, sa është zhvilluar Vlora, sa mirë që ia arritëm kësaj dite për investime amerikane, duhet ta kuptojmë se po na mashtrojnë. Ata që ngrenë këtë tymnajë ose janë idiotët e dobishëm që nuk arrijnë të shohin të vërtetën, ose janë lëpirësit e zakonshëm që duan të mbulojnë grabitjen. Ata bëjnë sikur flasin për biznes dhe investime, për të fshehur pazarin e radhës, që reket të instalojë një autokraci, duke falur llokma Shqipërie. lapsi.al

Post Views: 840
Previous Post

VOA: Hijet e rekrutimit të emigrantëve shqiptarë në industrinë e kanabisit në Britani

Next Post

NJË ÇEREK SHEKULLI NGA FUSHATA AJRORE E  NATO-S

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
26/10/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

NJË ÇEREK SHEKULLI NGA FUSHATA AJRORE E  NATO-S

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.