Zenel Kuçana
Nuk është fort e lehtë të meditosh pas një çerek shekulli, nga momenti kur u shpërfill momenti historik, tejet i jashtëzakonshëm për kombin shqiptar, gati-gati i pabesueshëm për shumë e shumë breza.
Aspak e lehtë nuk është, të rezonosh mes ditarit të Ollbrajt apo Weslley Clark, mes shumë e shume librash e kërkimesh, fjalimesh e përmbajtjesh së dokumenteve që marrin herë-herë rëndësi të jashtëzakonshme, për të shënjuar thuajse çdo moment sado të vogël, të parëndësishëm të momentit, për të krijuar tabllonë e madhe të çastit final, e pranverës që do të silltë lirinë e Kosovës.
Mbase shumëkujt u kujtohen ecejakjet që dukeshin të pafundme, të kërcënimeve të drejtpërdrejta të perëndimit për Millosheviçin, të ultimatumeve të njëpasnjëshme.
Në një takim në Beograd me 22 mars Holbrookeu e ndërmori një përpjekje të fundit për ta bindur Millosheviçin që ta shmangë luftën. Millosheviçi mospërfillës e hodhi poshtë thirrjen e Holbrookeut.
Ambasadori Miles e mbylli ambasadën e SHBA-së në Beograd dhe u largue prej këtij vendi me 23 mars.
“Më thirri sekretari i përgjithshëm Solana për të ma përcjellë vendimin
“Wes ke urdhërin ekzekutiv për fazen e pare të fushatës ajrore”.
Kur arrita në zyrën time të mërkurën në mëngjes urdhëri për ekzekutim kishte arritur dhe mbante datën 23 mars 1999. Uashingtoni më thirrën në orën 17:31.Ishte Hugh Sheltoni i cili përcolli urdhërin përfundimtar për ekzekutim,urdhër ky i autoriteteve amerikane të Komandës Kombëtare. ”Wes”,tha ai “ke urdhër – nisja !”
(TË BËSH LUFTË MODERNE GJENERAL WESLEY K. CLARK ISH – KOMANDANT SUPREM I NATO-S fq. 220,227)
Fillimi i fushatës ajrore ishte preludi i përpjekjekjeve dhe luftës së paepur të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë nuk do të ishte e mundur që populli shqiptar i Kosovës të qëndronte nën ombrellën e sundimin e Serbisë , prandaj që heret filluan përgatitjet për çlirimin e Kosovës ,duke përgatitur oficerë, kuadro drejtues për këtë qëllim dhe kjo përgatitje filloj në Tiranë ku u përgatiten e trajnuan dhjetra kudro , që nga Adem Jashari me shokë .
Me patjetër që në memorjen e kombit janë rregjistruar edhe momentet e 28 Nëntorit 1997, kur në fshatin Llaushë të Skënderajt Rexhep Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së,i shoqëruar nga Mujë Krasniqi (kapuçi) dhe Daut Haradinaj(Davidi) ,me vendim politik të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, kanë qënë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës Halitet Geci ,ushtarë i UÇK-së vrarë dy ditë më pare nga forcat serbe. Në këtë varrim morën pjesë më shumë se 20 mijë veta . Në deklaratën e UÇK-së ,mbajtur nga Rexhep Selimi , mes të tjerash thuhet : …” tani duhet të themi mjaft se ndryshe do të na mallkojë historia” Gazetarët u befasuan ndërsa turma nisi të brohorasë UÇK,UÇK ! Ndërsa trupi i mësuesit zbriste poshtë ,në varr, tre ushtarët e UÇK-së lëshuan breshëritë e nderimit .Ishte dëshmori i pare që po nderohej me të shtëna armësh.
Me 5 mars 1998, në trojet shqiptare, në Drenicën kryengritëse të Kosovës, ndodhi një ngjarje e madhe, që njihet me emrin Lufta e Prekazit. Ajo luftë u zhvillua nga familja e Jasharjave, e udhëhequr prej Adem Jasharit. Ajo luftë 36 orëshe kishte në rrethim të plotë 60 burra, gra e fëmijë të ngujuar në tri godina , është një rast unik jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në historinë botërore, ku një familje edhe pse shumë e madhe, por në një unitet mendimi dhe veprimi të jashtëzakonshëm, luftoi si një trup i vetëm dhe e gjitha, 56 pjestarë të saj – luftëtarë të të gjitha moshave ranë theror për çlirimin dhe kijimin e një shteti të ri – për Republikën e Kosovës.
Lufta e Prekazit nuk mori fund me sakrificën e madhe të Jasharajve me në krye Adem Jasharin, heroizëm që ju bë i njohur gjithë botës. Ajo qëndresë e ajo sakrificë, duke marë përmasat e një legjende, nuk ishte gjë tjetër, veçse fillimi i një pikënisjeje të madhe, i një misioni me rëndësi kombëtare. Prandaj, me të drejtë, Përfaqësuesi i parë Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Guvernatori i parë i saj ndërkombëtar, Bernard Kushner, deklaroi: “Nëse do të kishte çmim Nobel për një lloj të tillë sakrifice, kjo familje do të ishte e para që do ta gëzonte atë”.
“Nëse nuk egziston asgjë , për të cilën ia vlen të luftosh dhe të vdesësh , atëherë nuk egziston asgjë , për të cilën ia vlen të jetosh”.
Ajo luftë heroike mori me të drejtë përmasat e një legjende.
Masakra në fshatin Reçak të Kosovës, ishte pike kthese për politikën ndërkombëtare për Kosovën.
Ambasadori Willjam G. Walker udhëhiqte misionin verifikues të OSBE-së në Kosovë. Walker ishte i bindur se këto vrasje , që në fund u numëruan më shumë se dyzet ,ishin rezultat i një masakre të policiesë speciale Serbe , e jo ndonjë beteje ushtarake.
Veprimet e Walkerit të shkuarjes në Reçak më 16 janar 1999 dhe dokumentimit të asaj që vëzhgoj ,ashtu si dhe vendimi për të i shpallur publikisht vdekjet atje si masakër ndaj shqipëtarve nga forcat serbe të sigurisë ishin akte guximi professional të një diplomati profesionist dhe të regjur.
Vveprimet e Walkerit e shtynë përpara te bashkësia ndërkombëtare çështjen e krimeve në Kosovë që e shkurtuan kohëzgjatjen dhe i kufizuan dëmet e konfliktit.
Diplomacia amerikane u përqëndrue mbi Grupin e Kontaktit dhe vlerën e një qëndrimi ndërkombëtarë ,ku do të përfshihej edhe Rusia. Për këtë u organizue Konferenca ndërkombëtare e paqes me qeverinë Franceze në Rambuje një kështjellë historike afër Parisit.
Megjithëse, Rusia e cila e kishte lejuar autorizimin e OKB-së për përdorimin e forcës në Bosnjë, ishte e paepur në kundërshtimin në rastin e Kosovës.
Me OKB-në e bllokuar nga Moska ,SHBA e çoj këtë çështje tek aleatët evropianë në Nato për një mandat rajonal . Sekretarja Madeleinë Albright i bindi qeveritë evropiane se autorizimi i OKB-së ishte i dëshirueshëm , por se nuk duhej lejuar Rusinë të i prdorte Kombet e Bashkuara për ti vënë veto një aksioni legjitim të NATO-s.
Si rezultat i kësaj këshilli veriatlantik autorizoi operacionet e Nato-s në Kosovë pa miratim specifik të OKB-së .
Ministri i jashtëm Britanik Robin Kuk i kishte thënë mediave në Rambuje:“ Kam konsultuar dosjen e vitit 1913 . Ne kemi qënë të padrejtë me këtë popull !”
Përfaqësuesit e Kosovës (mbi 16 veta përfaqësues të lartë të fushave të ndryshme me 7 shkurt 1999 në Rambuje kishin kryesinë e tij:
Hashim Thaçi – Kryetar i delegacionit
Ibrahim Rugova – zëvëndëskryetar
Rexhep Qosja – zëvëndëskryetar
Veton Surroj – zëdhënës .
Ky delegacion dhe kryetari i tij paten fatin të nënshkruajnë marrëveshjen e Rambujes.
Kjo ishte marrëveshja më e rëndësishme e 100 viteve për shqiptarët e Kosovës . Shqiptarët e Kosovës për here të pare në histori po nënshkruanin ndërkombëtarisht për fatin e tyre . Kjo marrveshje po bëhej me garancinë dhe mbrojtjen e Fuqive të mëdha të globit. Disa po prej atyre fuqive , që e kishin refuzuar vullnetin e tyre në Konferencën e Londrës, në vitin 1913.
Gjatë fushatës ajrore Kosova ishte Serbenica e dytë , ishte masakra e Reçakut në përmasa të mëdha . Një vlersim e vë në 10 mijë numrin e shqiptarve të vrarë nga forcat serbe gjatë 79 ditëve të bombardimeve . Nëntëdhjetë përqind e shqiptarve në Kosovë u shëndrruan në të zhvendosur apo refugjatë drejtë Shqipërisë, Maqedonisë e Malit Zi . Vlersimet e çonin rreth 800 mijë numrin e refugjatëve dhe 700 mijë të të zhvendosurve brenda Kosovës.
Të dhëna dhe tregues që pasqyrojnë krimet e serbëve në Kosovë :
-Vrarè 11.840 shqiptar,
– 1.392 fëmijè deri nè 18 vjeç;
-296 fëmijè deri nè 5 vjeç;
-1.739 femra;
– 1.882 tè moshuar mbi moshèn 65-vjeçare
-5081 tè moshave 19-64 vjeçè, prej tè cilève 1.450 ende
janè tè pagjetur;
-Dogjën dhe shkatèrruan 100 mijë e 589 shtëpi, banesa e
objekte tè ngjashme;
-358 shkolla;
-71 zyra institucionesh;
– 30 shtèpi kulture;
-93 biblioteka publike dhe objekte shkollore;
-123 objekte shè]ëndetësore;
-215 objekte fetare («xhami, teqe, tyrbe);
– 5 kisha katolike;
-88.101 objekte ekonomike shtetèrore e private ndihmëse;
-Asgjësuan dhe grabiten 70 % tè gjësë së gjallë.
-Terhoqèn tè gjitha evidencat e detyrimeve pensionare etj.
Gjatë fushatës ajrore pati edhe gabime…
“Një shënjestër e gabuar nga pilotët Francezë” mbi koshare.(shënimi im)
“Natën e 13 majit ,disa aeroplanë tanë goditën një stacion të raportuar të policiesë , jashtë fshatit Kosovar të korishës. Ne kishim vërejtur aty më herët teknikë të serbëve dhe kishim raporte se ky kompleks i ndërtesave ishte ipushtuar nga policia . Kjo e bënte kompleksin shënjestër legjitime.
Fluturakët pa pilot u përpoqën të evidentonin aktivitetet në këtë vend por, kombinimi i motit të lig dhe i aktiviteteve të armikut pamundësoj përpjekjet tona.
Pilotët vërejten barrikada me gurë ,sipas të gjitha gjasave pjesë të artilerisë,dhe automjete të policiesë ,përfshirë këtu edhe një transportuar i blinduar për transport.
Por ,atë që nuk e denim ishte se ,mesa duket ,më shumë se 100 shqiptarë ishin mbyllur aty gjatë natës dhe ishin kërcënuar se do të vriteshin nëse do të bënin përpjekje për t’u larguar.Sipas raporteve bombat tona kishin vrarë 80 shqiptarë të Kosovës-pikërisht ata njerëz,, të cilët po bënim përpjekje t’i ndihmonim”.
Wesli K.CLARK “Të bësh luftë moderne” fq.341-342.
Natyrisht që fushata ajrore nuk ishte një luftë e lehtë dhe ishte e para e llojit të saj. Ishte një ushtri mikse që merrte vendime me konsensus dhe plus ishte një luftë thjeshtë ajrore. Nga 24 marsi deri me 2 qershor 1999 , mbi Serbi dhe Kosovë u hodhën 30 mijë raketa dhe bomba.
MARRËVESHJA E KUMANOVËS
Marrëveshja e Kumanovës (ose Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë) i dha fund dhunës serbe në Kosovë si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe.
Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.
Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe ish-RFJ-së, e nënshkrua më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Gjenerali Anglez Sir Michael David Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.
Ndër të tjera në Marrëveshje parashihej:
c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.
d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.
Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 15 mijë njerëz janë vrarë ose zhdukur dhe mbi një milion janë zhvendosur
Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havijer Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.
Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.
Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Sot drejtuesit kryesor të UÇK-së ndodhen padrejtësisht në Hagë ,ata luftuan me devotshmëri , nder e dinitet për çlirimin e Kosovës dhe së bashku me NATO-n arritën ta çlirojnë atë ,dhe ta njohin mbi 100 shtete krijimin e shtetit të KOSOVËS.
UÇK-ja do të mbetet emblenë,simbol,në shpirtin ,mendjet e zemrat e çdo shqiptari dhe në shekujt që do të vine.
VENDIMI I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË ME QENDËR NË HAGË
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008., Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Hisashi Owada tha :
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat del se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe as Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut.
Kosova tashmë duhet të vazhdojë përpjekjet e saj me aleatët e vet strategjik për anëtarsimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO .
Qarku i Kukësit për luftën e Kosovës
Në luften e fundit të Kosovës ,në një fare mënyre u përfshi i gjithë kombi shqiptar, sidomos ai i Qarkut të Kukësit .
Në fshatin Papaj të rrethit të Tropojës u ngrit u përgatit u konsolidue Brigada e 128 e UÇK-së “AGIM RAMADANI”, e cila në prill 1999 mori Kosharen . Komandanti i saj Rrustem Berisha arriti të i harmonizoj të , bashkoj e konsolidoj oficerët e FARK-ut dhe pjesës tjetër të UÇK-së që ishin betue për çlirimin e Kosovës pa asnjë kompromis që për shumë kohë secila pale kishin “vrejtjet” e veta çështje “besimi” e “përgatitje” ,por ja dolën me sukses.
Këshilli Bashkiak i Tropojës vendosi të emërtoj rrugën Buçaj –Papaj-Padesh “RRUGA E LIRISË” , në këtë rrugë marshuan diten e natën me dhjetra e qindra ushtarë e oficerë të UÇK-së , në ketë rrugë u transportuan armatime,teknikë e municione …dhe kjo rrugë do të mbajë këtë emer të mire duke nderuar Shipshanin.
Sepse Shipshani, Tropoja ,Hasi ,Kukësi dhanë një ndihmesë të fuqishme me përgatitjen e përsonelit të UÇK ,për të luftuar në fushen e betejës. Ndihmoi në furnizimin e këtyre trupave me armatim e municion, kontribuoi duke marrë pjesë direkt në luftime me dhjetra ushtarë dhe oficer që nga Tahir Sinani,Bilbil Breçani , Fatmir Hasandoçi dëshmorë të atdheut dhe oficer të tjerë që ishin e kontribuan në front (Rakip Sadiku ,Besim Kuçana, Petrit Rrahmani,Ali Kuliçi , Feriz Trezhnjeva Vexhi Halili etj…)
Nuk mund të lë pa përmendur komandantin e pikes së zbulimit Padesh Ramiz Tafën ,që së bashku me vartësit e kolegët e tij ,ku sipas shënimeve të datës 28 e 29 maj 1998, kanë qenë: Shaqir Kuçana, që fatkeqësisht në mars 2000 ka ra në minat serbe dhe shpëtoi, Halil Zeneli edhe ky ra në mina duke humbë njërën këmbë dhe më vonë ndrroi jetë, Hasim Kuca, Sadik Sallahi, Mehmet Memia, Sherif Mella edhe ky ra në mina më vonë dhe shpëtoi, e Agron Mala.
Duhet theksuar se kjo pike zbulimi nuk lëvizi asnjëherë nga ky vend , ishte ishte syri e veshi i Kom . Brigadës e Divizionit ,edhe pse në kushte të vështira ,asnjëherë nuk u spraps të lëshonte këtë pike, edhe pse shpesh herë kishte sugjerime edhe nga eprorët ….
Populli i këtij qarku pritën , strehuan ,ushqeyen me qindra e mijra shqiptar të Kosovës (pleq,gra e fëmij) të shpërngulur me force nga trojet e tyre nga forcat serbe , nga më shumë se 30 mijë priten Tropoja e Hasi që me 31 maj 1998 dhe pastaj Kukësi me 1999 mbi 500 mijë i cili u propozue dhe ishte kandidat për çmimin NOBEL.
Gjatë periudhës së luftës në zonat kufitare, ku kishte aktivitet u minue nga forcat serbe deri 1 km e më shumë në thellësi të kufirit shtetëror , për pasojë ky Qark pati pasoja jo të lehta .


Konkretisht :
Tropoja 141 veta ranë në mina ,nga këta 14 të vrarë , me plagosje të rënda 37 veta ,( humbje gjymtyre, humbje shikimi , dëmtime të rënda të tjera trupore ) si dhe 90 veta me plagosje të lehta.
Hasi 87 veta ranë në mina ,nga këta 8 të vrarë, 22 me plagosje të rënda, dhe 57 me plagë të lehta .
Kukësi 40 veta kanë rënë në mina ,nga këta 6 të vrarë , 15 me plagë të rënda , 19 me plagë të lehta.
Si Qark : 28 të vrarë ; 74 me plagë të rënda dhe 166 me plagë të lehta .Gjithsejt 268 veta të aksidentuar në mina.
(Këto lista(janë të shqiptarëve të Shqipërisë) dhe ndodhen në zyrat e përkrahjes së Qeverisë Kosovës dhe në organizatën e veteranëve të UÇK-së)
(Të ndarë sipas rretheve janë :19 -TROPOJA; 18 -Hasi; 1-Kukësi; 1- Kuçova;1-Kavaja;1-Skrapari;1-Librazhdi;1- Kosova; dhe 1-Tirana , gjithsejt 44 dëshmorë të atdheut .)
Në këtë përvjetor që shënon një çerek shekulli nga ndërhyrja e Nato-s, mund të jetë edhe moment për reflektim për shumçka që u bë e mund të bëhej apo që duhet bërë më mirë.
Por një gjë mbetet e përjetshme; Lavdia e dëshmorve të atdheut që ranë për çlirimin e Ksovës. Padyshim që mirënjohja mbetet pakufishme për të gjithë ata që kontribuan për çlirimin e Kosovës. Miqtë e mëdhenj të kombit shqiptar kanë përmendore në zemrat e çdo shqiptari.
Por kurrë nuk mund të harrohet kontributi i jashtëzakonshëm i të gjithë atyre oficerëve, nënoficerveë, aktiv e rezervist të qarkut të Kukësit në fushat e përgatitjes luftarake dhe në frontin e luftës..
Mirënjohje te përjetshme për organet e pushtetit vendor të Qarkut Kukësit për punën e tyre të jashtzakonshme në pritjen e vllezërve të tyre të Kosovës.
(Punën dhe aktivitetin e tri bashkive Institucionit Prefektit dhe Këshillit të Qarkut mu dha mundësia që së bashku me administratën e Prefektit të Qarkut të digjitalizohej mbi 2200 faqe aktivitet të pushtetit vendor dhe ajo ndodhet sot pranë administratës së Prefektit të Qarkut Kukës.)
Në këtë përvjetor që shënon një çerek shekulli nga ndërhyrja e Natos, shpresa vazhdon,si ëndërr e ardhur prejt brezash e brazash të tërë, si amanet stërgjyshor; bashkimin i kombit shqiptar në trojet e veta autoktone
Ish Komandant i Brigadës Tropojës
Ish Prefekt i Qarkut Kukësit