Mediat maqedonase që mbështesin politikat opozitare kanë thënë se përdorimi vetëm i gjuhës shqipe nga MASH-i është fyese për maqedonasit, për shkak se nuk kuptohet nëse ndodhemi në Shqipëri apo në Maqedoni.
Një kritikë e tillë ka ardhur, pasi në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, të gjitha postimet bëhen në gjuhën shqipe, shkruan Zhurnal.
Madje, ka edhe kritika thumbuese si të tilla, se “Marrëveshja e Ohrit thotë se 20 % e postimeve duhet të jenë në gjuhën maqedonase”.
















