UEFA ka konfirmuar ndeshjen e parë në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve midis RB Leipzig dhe Liverpool që do të zhvillohet në Budapest në Puskas Arena.
Ndeshja ishte e pasigurtë pasi qeveria gjermane konfirmoi që ekipi Liverpool nuk do të lejohej të hynte në vend, pas rregullave anti-Covid-19 për shkak të mutacioneve të ndryshme që janë shfaqur në të gjithë globin.
Shumë prisnin që ndeshja me “The Reds” të anullohej me arsyetimin se Liga e Kampionëve është një garë elitare sportive por Leipzig u detyrua të gjente një vend alternativ pasi u tha që nuk do të kishte udhëtime hyrëse nga Mbretëria e Bashkuar deri të paktën 17 Shkurt
Ndeshja e parë, e caktuar për 16 shkurt, tani do të zhvillohet në Puskas Arena në Hungari – vendi i parazgjedhur si terreni “neutral” i UEFA-s për 2020/21.
Një deklaratë nga organi drejtues thotë: “UEFA mund të konfirmojë që ndeshja e parë e Raundit të 16 të Ligës së Kampionëve midis RB Leipzig dhe Liverpool FC do të zhvillohet tani në Puskás Aréna në Budapest.



















