Identifikohet autori i dyshuar i masakres ne Shkoder, i cili mendohet se eshte shtetasi Miklovan Parubi.
Nderkohe qe viktimat janë Gacalin Kopshti 29 vjec dhe Ajet Isufi 40 vjeç.
Po ashtu, te plagosur kanë mbetur Aleks Prendi 40 vjeç, Vinçens Kopshti 26 vjeç, Ndok Marku 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjec Ngjarja ka ndodhur naten e se henes, në një lokal ne njesine e Dajc ne Shkoder. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes autorit, viktimave dhe të plagosurve. Sikurse mesohet autori, pasi eshte ngacmuar ne lokal, ka marrë nje armë ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar duke lënë 2 viktima dhe 4 të plagosur. Autori është identifikuar nga policia, dhe po punohet për kapjen e tij. Pjese e operacionit jane edhe forcat speciale.






















