• Latest
  • Trending
  • All

Masakra e Tivarit – dikujt po i djeg e vërteta

10/06/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 9 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Masakra e Tivarit – dikujt po i djeg e vërteta

10/06/2019
in Histori, Kosova, Kulture

Masakra e Tivarit – tragjedi kombëtare“Vëllezërit jugosllavë” të komunistëve shqiptarë

Nga Sadik ELSHANI

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Javë më parë historiani Uran Butka botoi librin për Masakrën e Tivarit me titull: “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”. Librin nuk kam patur mundesi ta lexoj, por intervistat dhe shkrimet e Uran Butkës për këtë cështje i kam lexuar. Në këtë shkrim më tepër do të përqëndrohem te sulmet që iu bën Uran Butkës, i cili është duke u munduar që ta trajtojë këtë problem nga të gjitha drejtimet për ta nxjerrë në dritë të vërtetën lidhur me këtë tragjedi kombëtare, vrasjen e mijëra të rinjve shqiptarë të pafajshëm. Në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore kur forcat gjermane po tërhiqeshin nga Ballkani, dy brigada shqiptare, Brigada e V-të dhe Brigada e VII -të hynë në teritorin e Kosovës, jo për ta mbrojtur, për ta mbajtur teritorin, por për t;i ndihmuar “vëllezërit jugosllave” për ta ripushtuar Kosovën. Jugosllavët me dredhitë e tyre i sollen këto brigada per t’i terhequr shqiptarët për t’iu bashkangjitur atyre, siç cekëm më lart jo për të qëndruar në Kosovë, por për të vazhduar për në Sanxhak, Bosnje, në Frontin e Sremit dhe në frontet tjera. Ndërsa vendin e tyre e zinin brigadat serbe e malazeze të cilat kryenin masakra të tmerrshme mbi popullsinë e pafajshme e të pambrojtur shqiptare. Dihet mirë kundërshtimi i forcave shqiptare të komanduara nga Shaban Polluzha dhe qëndresa e tyre heroike në Drenicë. Shqiptarët e Kosovës kishin një përvojë të hidhur me Serbinë dhe Jugosllavinë e Kralit, prandaj edhe ua kanë tërhequr vëmendjen komandantëve e komisarëve të brigadave shqiptare, që të mos u besonin partizanëve jugosllavë dhe udhëheqjes së tyre, sepse ata qimen e kishin ndërruar, por jo edhe zakonin e tyre: urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe përpjekjet e tyre për zhdukjen e popullit tonë nga faqja e dheut. Sipas dëshmive të shumë njerëzeve të atyre ngjarjeve (prindërve, gjushërve dhe të afërmeve tanë), partizanët shqiptarë të vrisnin po ua kritikove “vëllezërit serbë”. Mirë e ka thënë Frang Bardhi: “Armiku i vjetër edhe nëse të bëhet mik, nuk të bëhet i drejtë”. Këtë e kuptuan shumë më vonë këta komandantë e komisarë naïvë shqiptarë, të cilët më vonë kishin thënë se edhe barinjtë e Kosovës kishin qenë më të mencur se ata. Por atëherë ishte vonë, tepër vonë. Tani dihet mirë si përfundoi ky kapitull i hidhur e i përgjakshëm i historisë sonë.

Masakra e Tivarit – tragjedi kombëtare

Në këtë periiudhë kohore ndodhi edhe mobilizimi i dhunshëm i mijëra (afer 13.ooo) shqiptarëve nga mosha 16 e deri në atë 65 vjeçare. Pra, atyre që ishin të moshës që mund të luftonin. Qëllimi ishte i qartë: Këta njerëz duhej larguar nga vatrat e luftimeve, Kosova duhej të zbrazej nga njerëzit që janë të aftë për të luftuar dhe vendet e tyre t’i zinin njësitë serbe e malazeze. Këta rekrutë në fillim u mblodhën nëpër rrethet përkatëse dhe pastaj u grumbulluan në kazermat e Prizrenit dhe aty u çarmatosen. Këtu lindi dyshimi i parë se diçka e keqe ishte duke u kurdisur për ta. Kalvari i tyre pastaj vazhdoi në rrugën Prizren – Kukës – Shkodër e për të përfunduar në Tivar, ku i futen në vendin e quajtur “Monopoli i Duhanit”, në disa ndërtesa të rrethuara me mure të larta. Aty i priste vdekja e sigurtë, sepse forcat partizane malazeze i kishin zënë pozicionet e tyre dhe ishin gati për të hapur zjarr mbi trupat e shqiptarëve të paarmatosur. Sipas dëshmitarëve, nënat e këtyre partizanëve i lusnin fëmijët e tyre që të përmbaheshin, të prisnin edhe pak. Gjatë udhëtimit dhe gjatë masakrës në Tivar e kanë humbur jetën 3000 – 4000 shqiptarë. Në Kosovë nëpër ndeja me të mbijetuarit e ketij kalvari është folur haptas, ne jemi rritur me këto rrëfime të tmerrshme, sepse aty kemi patur mjaft anëtarë të famijeve tona. Na tregonin për udhëtimin e tyre në këmbë nëpër teritorin shqiptar, të etur, të uritur e të rraskapitur. Ndoshta nuk është shkruar nëpër gazeta e nëpër libra, por për t’u folur, është folur mjaft. Më kujtohet fare mirë një bisedë në Beograd (atëherë studioja në Universitetin e Beogradit e më vonë kam kaluar në U. të Zagrebit) me kolonelin aktiv, Ymer Haxhidauti, i cili në atë kohë punonte në Institutin Ushtarak të Historisë të Armatës Popullore të Jugosllavisë në Beograd. Kuptohet, ai jetonte me familjen e tij në Beograd dhe fëmijët e tij shoqëroheshin me ne studentët shqiptarë, vinin në lokalet e shoqateë sonë, “Përpjekja”. Në maj të vitit 1977 në Beograd i organizuam Takimet e Majit, që ishin takime të studentëve shqiptarë që studionin ne Beograd, Zagreb, Lublanë, Sarajevë, Suboticë e në ndonjë qytet tjetër të ish Jugosllavisë. Gjatë këtyre takimeve bënim gara sportive, shfaqnim programe muzikore e artistike, recitale, dramatizime. Në fund të këtyre takimeve organizuam edhe një koktej në një klub në Qytetin e Studentëve në Beogradin e Ri. Në këtë koktej merrte pjesë edhe koloneli Ymer Haxhidauti me të cilin bënim biseda të ndryshme për gjendjen në Kosovë, çështjen shqiptare në përgjithësi. Më ka habitur guximi dhe atdhedashuria e tij, sepse ai ishte kolonel i Armatës Jugosllave dhe ne flisnim haptas në një mjedis të hapur ku kishte mjaft të pranishëm dhe që nuk e njihnim mirë njëri – tjetrin. Në bisedën e sipër një shok i imi i studimeve, Ekrem Guri (ndjesë pastë), nga Kaçaniku, i bëri një pyetje për Masakrën e Tivarit. Thënë të drejtën, unë ngadalë ndërhyra dhe i thashë Ekremit që mos t’ia nisim kësaj bisede se mos po e vëmë në pozitë te papërshtatshme, të keqe, kolonelin, sepse ushtarakët shikoheshin pak më ndryshe se civilët dhe aty nuk ishte një mjedis i përshtatshëm për biseda të tilla të ndjeshme. Por, për habinë time, koloneli foli haptas pa kurrëfarë ngurrimi për këteë masakër dhe ndër të tjera na tregoi edhe për polemikat që kishte patur me Svetozar Vukmanoviq – Tempon (1912 – 2000, udhëheqës jugosllav, i cili gjatë luftës mbante lidhjet në mes partizanëve shqiptarë dhe atyre jogosllavë).

Sulmuesit e Uran Butkës, mbrojtës të krimeve komuniste

Disa mbrojtës të një regjimi cnjerëzor, siç ishte diktatura e Shqipërisë, iu vërsulën Uran Butkës me taktikat dhe zellin e tyre bolshevik, se gjoja ai po e bën fajtor udhëheqjen e Shqipërisë për Masakrën e Tivarit dhe jo atë jugosllave. Por, Uran Butka në një shkrim të tijin në gazetën Telegraf, 31 mars 2019, shkruan: “Shteti jugosllav, megjithëse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrës, e ka pranuar atë, qoftë edhe si aksidentale e të mpakur, por gjithësesi ka nxjerrë disa konkluzione dhe pergjegjësi. Ndërsa shteti shqiptar i implikuar në këtë kasaphane, shkaktuar kundrejt popullit të vet, ka heshtur për gjysëm shekulli, duke e mbuluar me harresë dhe papërgjegjshmëri të plotë, aq më tepër që akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda teritorit të Shqipërisë. Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar.” Më interesoi se a ka diçka të shkruar nga pala jugosllave për këtë masakër dhe në internet hasa në një intervistë që një zyrtar i lartë i UDB-së dhe luftëtar i orëve të para (serb., prvoborac) nga Tivari, Nikola Masaniciq, i kishte dhënë një gazetë kroate, Hrvatski Fokus (Fokusi Kroat), 26 maj 2017: “Jugoslovenski partizani, u suradnji s albanskim partizanskim jedinicama, okupirali su veci broj novaka iz Mitrovice, Prizrena, Vucitrna, Podujeva, Pristine (prema nekim izvorima oko 5.400). Perkthimi: Partizanët jugosllavë, në bashkëpunim me njësiteëpartizane shqiptare, kanë tubuar një numër të madh të rekrutëve nga Mitrovica, Prizreni, Vushtrria, Podujeva, Prishtina (sipas disa burimeve rreth 5.400). Pastaj ai tregon sesi i kanë çarmatosur në Prizren, ndarjen në tri kolona dhe udhëtimin e tyre nëpër kurorat e bjeshkëve për në Tivar. Po ashtu, ai tregon se organizatorët e kësaj masakre janë kritikuar, por askush kurrë nuk është dënuar seriozisht. Ndoshta nuk duhet t’i besojmë një pjesëtari të UDB-së, por rrëfimi i tij përputhet me të dhënat nga burime të tjera dhe nga vetë dëshmitë e të mbijetuarve të kësaj masakre. Për këtë masakër ka shkruar edhe historiani e atdhetari, profesor Zekeria Cana (1934 – 2009): “Shkaktarë e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër teritorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur `Golgota e madhe Shqiptare`”.

Image

FOTO GALERI

Ndërsa kundërshtarët e librit dhe shkrimeve të Uran Butkës, në vend se ta hedhin mllefin e tyre kundër shkaktarëve, organizatorëve të ëesaj masakra, ata i vërsulen atij, duke u munduar që ta mbrojnë një krim, një masakër, për ta mbrojtur një regjim antikombëtar siç ishte regjimi cnjerëzor i Enver Hoxhës. Kështu, historiani nga Kosova, dr. Hakif Bajrami në shkrimin e tij në Radio Kosova e Lirë, me titull: “Mos ia kthe pushkën veti dhe kombit tënd, Uran Butka”, që në fillim të shkrimit shprehet: “Të ngrihesh sot e të thuash se: “Enver Hoxha urdhëroi vrasjen e kosovarëve”, në Tivar, më 1 prill të vitit 1945, është një tragjedi për kombin, sepse sido që të ketë qenë “urdhrin” për masakrën e Tivarit e paska pasur dhënë një shqiptar. Po sa të ka paguar Beogradi, o i gjori Uran Butka?” Ndoshta do të ishte më mirë që dr. Bajrami të pyeste se sa i kishte paguar Beogradi udhëheqësit e Shqipërisë që e shndërruan Shqipërinë në vitet 1944 – 1948, jo në një republikë të shtatë jugosllave, por edhe më keq, në një koloni jugosllave, ku jugosllavët kontrollonin të gjitha funkcionet, organet shtetërore e ushtarake të shtetit shqiptar dhe vendosnin për çdo gjë. Nga ajo që citova më lart nga shkrimi i Uran Butkës shihet qarte se ai në radhë të parë e bën fajtor shtetin jugosllav, por e fajëson edhe udhëheqjen shqiptare për bashkëpunimin e tyre të drejtpërdrejtë. Po, Enver Hoxha ka dhënë shumë urdhra për vrasjen e shqiptarëve, madje disa edhe shokë, familjarë e të njohur të tij. Edhe Ahmet Qeriqi në shkrimin e tij me titull: “E vërteta dhe shpifjet për atë që ndodhi në Tivar 74 vite më parë”, botuar më 1 prill 2019 në gazetën “Dita”, që në fillim të shkrimit shprehet: “Lidhur me akuzat e disa “historianëve” profashistë, të cilët pa asnjë fakt relevant dhe pa asnjë dëshmi të vetme te të mbijetuarve pretendojnë se shteti i sapovendosur komunist i Shqipërisë kishte dijeni për Masakrën e Tivarit, dhe madje e kishte përkrahur atë…” Pastaj vazhdon me një raport të Shefqet Peçit dërguar Shtabit të Pergjithshëm në të cilin raportonte pas shtatë ditësh pasi kishte ndodhur Masakra e Tivarit. Me këtë, z. Ahmet Qeriqi mundohet t’i arsyetojë, mbrojë udhëheqësit shqiptarë se ata nuk paskan ditur për këtë masakër. Po si nuk paskan ditur kur mbi 10 mijë shqiptarë të paarmatosur kalonin nëpër teritorin shqiptar?! Askush nuk i paska parë, askush nuk qenka interesuar se ku po shkonin, askush nuk paska biseduar me ta?! Po kur morën vesh për këtë masakër ç’bën ata, si reaguan? Nuk bën asgjë, nuk reaguan fare. Madje as nuk e zunë në gojë për gjysëm shekulli. Rregullisht i kam përcjellur emisionet e Radio Tiranës, herë pas here kam lexuar edhe gazeta e revista të ndryshme nga Shqipëria, por kurrë nuk dëgjova, askund nuk hasa të bëhej fjalë për Masakrën e Tivarit. Po përse kurrë nuk e ngritën këtë çështje? Sepse e dinin fare mirë se e kishin mizën pas veshi, se edhe vetë ishin pjesëmarrës në këtë krim të tmerrshëm.Në vazhdim të shkrimit të tij z. Qeriqi kryesisht e perifrazon shkrimin mjeran të Hakif Bajramit. Marrëzirat dhe krimet e udhëheqjes komuniste shqiptare të asaj kohe nuk mund të arsyetohen, mbrohen me marrëzira të mbrojtësve të tyre të sotëm. Po e kritikove regjimin komunist që për gjysëm shekulli e terrorizoi një popull ëe tërë, apologjistët e atij regjimi menjëherë të vënë etiketën: fashist, tradhtar, armik.

Image

FOTO GALERI

Edhe një pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ato ngjarje të viteve 1944/1945 në Kosovë, gjeneral Rrahman Parllaku (1919, respekt për moshën), komandant i Divizionit të 5-të, në një intervistë të botuar në gazetën “Panorama” (4 maj 2019) mundohet që ta mosperfillë Masakrën e Tivarit, thuaja se ajo nuk paska ndodhur kurrë: “Maskra e Tivarit është një sajesë e Uran Butkës. Uran Butka gënjen atje.Uran Butka hodhi një parullë që ka qenë Ramiz Alia. U bë fakt sikur Ramiz Alia ka organizuar Tivarin. Unë dhe Ramizi kur ndodhi Tivari, kur ndodhi ngjarja e Tivarit kemi qenë në Mitrovicë të Kosovës.” Këtu Rrahman Parllaku ia nxjerrë në shesh genjeshtrën e Ramiz Alisë, i cili në intervista të ndryshme ngulte këmbë se kur ka ndodhur Masakra e Tivarit ai ndodhej në Bosnje e jo në Kosovë. Pasi që të dy, z. Ramiz Alia e gjeneral Rrahman Parllaku paskan qenë në Kosovë,ata nuk paskan vërejtur asgjë të jashtëzakonshme përreth tyre, para syve të tyre – askush nuk qenka ankuar te ta?! Po përse gjeneral Parllaku luftoi kundër vëllezërve të tij shqiptarë në Drenicë e ne krah të “vëllezërve jugosllavë”. Ky ishte ai naiviteti, papjekuria e komunistëve shqiptarë, të cilëve ideologjia bolshevike ua kishte errësuar sytë, ua kishte paralizuar mendjen, arsyen, ua kishte shuar çdo ndjenjë kombëtare. Madje edhe në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, pas rënjes së komunizmit në Shqipëri, Haxhi Lleshi, ministër i Punëve të Brendshne të Shqipërisë kur ka ndodhur Masakra e Tivarit kishte deklaruar se të njejtën gjë do ta bënte edhe sot, “sepse kosovarët janë reaksionarë”. Ketu ka mjaft për t’u sqaruar, por kjo nuk është tema e këtij shkrimi. Herën tjetër.

Historia e shtrembëruar, falsifikuar nuk mund të jetë mësuese e mirë e jetës

Kësaj gjendje i përshtatet mirë ajo thënia: More s’po zemërohem që ujku m’i hangri delet, po pse qentë e mi hanin mish me ta. Edhe ne, nga armiqtë tanë shekullorë i kemi pritur këto veprime, po pse tanët u ndihmuan atyre. Historia duhet trajtuar ashtu siç ka ndodhur, pa shtrembërime e falsifikime. Duhet të mësojmë nga historia, që gabimet e së kaluarës të mos përseriten. Historia e shtrembëruar, falsifikuar nuk mund të jetë mësuese e mirë e jetës. E ceka në fillim se librin e Uran Butkës nuk e kam lexuar, por për Masakrën e Tivarit kam dëgjuar qysh kur kam qenë fëmijë, e kam dëgjuar nga rrëfimet në veten e parë, nga njerëzit qq kanë qenë të mbijetuarit e kësaj kërdie, kasaphane. Ndoshta cdo gjë nuk eëhtë e saktë në librin e z. Butka, por masakra ka ndodhur nën organizimin e shtetit jugosllav në bashkëpunim, bashkëveprim me shtetin shqiptar. Sulmuesit e z. Butka dhe veprës së tij mendojnë se duke i mbroitue krimet e shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve, ata po i bëjnë një shërbim të mirë kombit tonë. Jo, të kritikosh, të ngresh zërin kundër shtetit, kombit tënd kur ai është gabim nuk është tradhti, por është nje shërbim, detyrim kombëtar e atdhetar. Sa më parë që teëpranohen gabimet, aq më mirë për të gjithë.

Post Views: 153
Tags: tivari
Previous Post

Refuzimi i inkluzivitetit

Next Post

Çfarë deklaronte komandanti i parë i KFOR’it, një vit pasi kishte hyrë NATO’ja në Kosovë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Çfarë deklaronte komandanti i parë i KFOR’it, një vit pasi kishte hyrë NATO’ja në Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.