• Latest
  • Trending
  • All

Masakra e Manastirit dhe pasojat e saj

03/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Masakra e Manastirit dhe pasojat e saj

03/04/2015
in Lajme

Jakup Krasniqi

Fillimi i shekullit XIX për popujt e Ballkanit (Ilirikut) ishte shekulli i formimeve të kombeve dhe të shteteve të tyre, për çka edhe kishin një mbështetje të pakursyer nga shtete të fuqishme të Evropës së kohës. As shqiptarët nuk mbeteshin pas popujve të tjerë të rajonit për idenë kombëtare, për shkëputjen nga Porta e Lartë, kur ajo po shfaqte shenjat e para të dobësimit që kulmoi disa dekada më vonë, më saktë me luftërat ballkanike 1912-1913 dhe rrjedhimisht edhe me Luftën e Parë Botërore.

Nga historia na është bërë e ditur përpjekja e Pashallëqeve të Mëdha (i Shkodrës dhe i Janinës) për t’u shkëputur nga vartësia anadollake. Veç kësaj, shqiptarët kontribuuan jo pak, madje ishte evidente kjo, në krijimin e shteteve kombëtare në Ballkan e më gjerë (Egjipt etj.). Diku drejtpërdrejt e diku tërthorazi. Por, pa dyshim, në mënyrë të veçantë ndihmuan shumë në krijimin e shtetit grek.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Me krijimin e shteteve kombëtare të Ballkanit, Stambollit iu hap rruga e “hakmarrjes” me një përqendrim të koncentruar represiv ushtarak ndaj shqiptarëve dhe idesë kombëtare të tyre, legjitime, si e të gjithë popujve përreth.

Në vitin 1830, lufta e pashallarëve të Pashallëqeve të Mëdha për autonomi e shkëputje nga Sulltani ishte në përfundim e sipër. Sulltani me njerëzit e tij të hierarkisë së lartë shtetërore dhe ushtarake (aty ku kishte edhe shumë shqiptarë), nga radhët e osmanëve dhe të shqiptarëve, ishin në kërkim të gjetjes së rrugës për nënshtrimin përfundimtar të Shqipërisë e të shqiptarëve si komb i pavarur si gjithë të tjerët. Edhe pse Porta e Lartë ndërmori shumë ekspedita dhe luftëra për nënshtrimin e shqiptarëve, për shuarjen e idesë së kombit shqiptar, duke ua mohuar çdo mëvetësi gjuhe e kombi, populli shqiptar sa vinte e po konsolidohej. Por, as Sulltani nuk po rrinte duarkryq.

Ushtritë e shumta osmane, pas një rezistence të gjatë të pashallarëve të jugut e të veriut, duke përdorur të shpeshtën luftën brenda llojit, pra luftën e njërit kundër tjetrit, ia arriti ta pushtojë Kështjellën e Janinës, selinë e Pashallëkut me nam, e më pas edhe atë të Shkodrës. Por, as ndarja e kokës nga trupi i “Luanit të Shqipërisë” e as mundja e Bushatllinjve, Stambollit nuk i sollën rezultate te dëshiruara.

Sulltani kishte dhënë urdhrin e prerë: “Shqipëria duhet nënshtruar me hekur, zjarr e barot”. Për këtë kishte urdhëruar vrasësit e gjithëkohshëm, vrasësit me pagesë, nga radhët e osmanëve dhe të shqiptarëve. Dhe kjo nuk ishte diçka e re: shqiptarët i kishin ndihmuar Sulltanit që nga koha e Skënderbeut, mbase edhe më herët. Siç do shihet më vonë, vrasësi te stërvitur denbabaden urdhrin e kishin marrë me seriozitet të plotë. Në këtë drejtim, një pasha nga Shqipëria kishte qenë më i “zgjuar”. Kishte zbuluar formulën për nënshtrimin e shqiptarëve, për pengimin e kombit shqiptar, për zgjatjen e jetës së shtetit osman në Shqipëri (pashallarët e tillë kurrë nuk i munguan Shqipërisë, as në vitet e ‘80-ta të shek. XIX, as më vonë).

Formula ishte e thjeshtë: Kërkohej me çdo kusht e pa zgjedhur mjete, zhdukja në pabesi, eliminimi i krerëve të kombit e të shtetit në formim. Në ato momente ky ishte ilaçi më i mirë dhe i mundshëm për vrasjen e idesë se kombit e të shtetit të shqiptarëve – Shqipërisë.

Formimi i këtij kombi (me shumë besime), që shqiptarizmin e kishin zbuluar jo vetëm si udhërrëfyes, por edhe impenjim (zotim), do të qe krucial për shpëtim, duke qenë se shqiptarët ishin kryengritës e luftarakë, ndaj për Sulltanin ishin “mosmirënjohës”, “bukëshkalë”, “pis milet” dhe ai do të kërkonte që të shtyhej së paku edhe për një shekull çështja e tyre, siç mendonin e pretendonin dhe filoosmanët dhe osmanet e tjerë të çdo soji e sorollopi. Por, kështu nuk mendonin shqiptarët! Ndaj, Porta e Lartë, për të arritur qëllimin më ogurzi duhej të organizonte atë “Gostinë e Krimit” për të treguar fuqinë ushtarake të ushtrisë së “reformuar” osmane. Për shqiptarët kjo nuk ishte hera e parë që në Tokën e tyre, ku kishin lindur, punuar e jetuar që nga zanafilla, të huajt më se një herë po ua shtronin “Gostinë e Krimit”. Një e tillë që edhe ajo e 9 gushtit 1830, të cilën historia jonë e njeh me emrin “Masakra e Manastirit”.

Po si ndodhi kjo “gosti e përgjakshme”?

Më 9 gusht të vitit 1830, pasi qe planifikuar në detaje plani djallëzor, i asaj që më vonë do të merrte dhenë si “Masakra e Manastirit”, Mehmet Reshit Pasha i kishte ftuar feudalët shqiptarë (natyrisht, përpos besnikëve), për t’i njoftuar me formimin e ushtrisë së re osmane të “organizuar” sipas sistemit evropian. Ky ishte shkaku për organizimin e paradës ushtarake dhe më pas edhe i “gostisë” enkas për shqiptarët. Në momentin kur ushtria e re po kalonte para feudalëve shqiptarë, i drejtuan armët nga tribuna dhe brenda pak minutash 800 deri 1000 feudalë e krerë shqiptarë vriten pamëshirshëm.

Siç dihet, kohë më parë, koka e njërit syresh kishte arritur deri në Stamboll, derisa trupin ia kishin lënë në Janinë, një lloj metafore kjo e fatit gjithëshqiptar “një komb – dy kontinente!”. Natyrisht, e gjithë kjo u bë sipas urdhrit të Sulltanit të “lartmadhërishëm”. Një gosti e njëjtë qe organizuar edhe në Janinë nga i biri i Mehmet Reshit Pashës, por ajo qe e përmasave më të vogla. Pasoja e prerjes së kokave të kombit, shqiptarëve në histori u kushtoi shumë. Madje, fatkeqësisht, ajo nuk qe as hera e fundit. Histori të tilla, shqiptarëve që nuk e mësojnë si duhet historinë, u përsëritën shpesh!

Intenca permanente e këtyre “gostive” ishte më se e qartë: me “gosti” të tilla, vrasje e prerje kokësh, internime e burgime të ngulfatej zëri i lirisë e drejtësisë, që po merrte përmasa gjithnjë e më gjithëpërfshirëse, dhe, kësisoj, shqiptarët të mbeteshin edhe për ndonjë vit pa prijësit liridashës kur atëbotë fqinjët tjerë ballkanas, njëri pas tjetrit po e fitonin kush pavarësinë e kush autonominë me primesa gllabërimi të gjithë hapësirës territoriale shqiptare, e vlerësuar asokohe hiç më pas se 100.000 km2. Vetëm shqiptarëve po iu mohohej kjo e drejtë e natyrshme, siç u mohohej edhe e drejta për shkollë e gjuhë shqipe.

Shqiptarët e lodhur nga luftërat mbi 500-vjeçare, kjo “gosti” (epo, historia njeh edhe “Natën e Shën Bartolomeut, e 24 gushtit 1572, apo “Natën e kristaltë” të 10 nëntorit 1938 etj.!) sikur nuk u bëri ndonjë përshtypje. Heshtja apo fërkimi i duarve i një kategorie shqipfolësish edhe atëherë kur eliminoheshin krerët e kryengritjes shqiptare, i prijësve shpirtërorë, i arsimdashësve të kombit, edhe atëherë kur vriteshin, masakroheshin, helmoheshin, burgoseshin a syrgjynoseshin në dhera të huaja, ishte e paktë për shqetësim. Ishte e dhimbshme dhe shqetësuese se një pjesë të kësaj ploje të tmerrshme e paskëshin ndihmuar disa shqiptarë të ligj të cilët i kishin denoncuar rrejshëm bashkëkombësit e tyre para gjyqeve të të huajit.

Kishte shumë shqiptarë nga anë të ndryshme, si nga qyteti e fshati që po i thoshin si me drojë njëri-tjetrit: Ç’i duhet sulltanit të shumë fuqishëm të merret me shqiptarët e pafuqishëm që kanë humbur shumë luftëra, që u janë bërë shumë padrejtësi, që kanë humbur shumë toka nga armiqtë e egër të Ballkanit, dhe që kanë luftuar për padishahun gjithandej nëpër botë? Po përse sulltani i gjithëpushtetshëm, me gjithë atë alamet perandorie që kishte dikur, madje edhe me “ndihmën” tonë, asnjëherë deri me tani nuk angazhoi ushtri për t’i mbrojtur interesat tona, të drejtat tona nga fqinjët grabitqarë të Ballkanit? Sulltani dhe Porta e Lartë është duke menduar vetëm për interesat e sulltanatin e tij. Ai, shumë toka të Shqipërisë i shiste sikur të ishin çiflig i tij. Shqiptarët, trashëgimtarët e ligjshëm të trojeve të tyre nuk pyeteshin për asgjë, duke u trajtuar si çifçinj në tokat e tyre stërgjyshore. Edhe më keq se kaq, ata po ndiqeshin, burgoseshin, vriteshin dhe helmoheshin në vatrat e tyre shekullore, pse kërkonin mëvetësinë e tyre.

Sulltani nga verbëria, mbase edhe nga besnikëria që kishin shqiptarët për të, nuk arriti të kuptojë se gjuha e tij e komunikimit me shqiptarët kishte kohë që ishte bërë e papërdorshme.

Shekulli i ri që tashmë kishte ardhur me kërkesa imediate, po e kërkonte një gjuhë të re komunikimi mes njerëzve, qofshin ata të dobët apo të fuqishëm. Të shpeshtën, sundimtarët, të cilët fuqinë e marrin nga ne, njerëzit e thjeshtë, nuk dëshirojnë të kuptojnë se mbështetja për muri e më të dobëtit do të thotë shtyrje për një rezistencë dhe mobilizim të përgjithshëm, gjithsesi të imponueshëm.

Masakra e Manstirit, kjo Natë Shqiptare e Bartolomeut, Nata e Kristaltë e terrorit mbi shqiptarët, pati pasoja të pariparueshme që reflektojnë edhe sot e gjithë ditën.

Koha e dëshmoi këtë, ndaj ka shumë punë për t’u bërë.

Previous Post

Shpëtim i vetëm, zgjedhjet e reja parlamentare në vjeshtë

Next Post

Rama: Shqiptarët më afër se kurrë mesveti

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rama: Shqiptarët më afër se kurrë mesveti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.