Një sulmues u vra nga forcat e sigurisë, ndërkaq dy të tjerë vdiqën kur shpërtheu bomba që e mbanin, deklaroi zyrtari Sarfraz Bugti. Ai shtoi se sulmi është bërë në orët e para të mëngjesit të së martës.
Sulmuesit hynë në qendrën e policisë ku banojnë më shumë se 700 kadetë të policisë.
Ushtria pakistaneze deklaroi se 5 ose 6 sulmues hynë në kolegjin e policisë dhe morën pengë kadetët.


























