Pjesëtar të Policisë së Kosovës shihen ngado. Gjithashtu edhe persona nga sigurimi amerikan.
Ata kanë futur nën kontroll e tërë pjesën që rrethon hotelin dhe po e vëzhgojnë çdo lëvizje rreth tij.
Gjithashtu është ndaluar qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë.
Banorët në ndërtesat pranë hotelit, i është kërkuar që rrallojnë lëvizjet dhe t’i mbyllin dritaret.
Njëri nga banorët në ndërtesët kapur me këtë hotel, ka thënë për lajmi.net se policia pak ditë më parë, u kishte thënë që gjatë ditës së sotme që t’i mbyllin dritaret në banesat dhe lokalet përreth.
Vizita e zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden, nga zyrtarë të lartë shtetërorë vlerësohet historike, kurse analistë politikë thonë se ardhja e tij nënkupton shtyrjen përpara të proceseve politike, të cilat tashmë e sa muaj kanë ngecur.
























