Ministria e Arsimit ka pushuar nga puna Drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare publike “Dhora Leka” në Tiranë.
Shkarkimi nga posti i Drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “Dhora Leka” ka ardhur pasi stafi pedagogjik i punës e ka denoncuar atë. Ndërkohë Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka falenderuar mësuesit për denoncimin që kanë bërë dhe ka ftuar të gjithë shqiptarët të bëhen aktorët kryesorë në luftën kundër korrupsionit.
“Faleminderit mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Dhora Leka” që dje denoncuan drejtoren. Sot ministrja Nikolla bëri verifikimin në vend dhe e largoi atë nga detyra. Kush do të luftojë kundër korrupsionit, abuzimit të çdo lloji apo sjelljes së keqe të zyrtarëve, na ka në krah. Mjafton kurajoja për denoncim!”, shkruan Kreu i Qeverisë në rrjetin social facebook.
Jo më larg se ditën e djeshme Qeveria prezantoi Platformën Antikorrupsion dhe ka shpjeguar para mediave se ky portal online mund të përdoret nga të gjithë qytetarët për të bërë denoncim të ndonjë rasti.
















