“Le të jetë Shqipëria udhëheqëse dhe pikë e ndritshme në të ardhmen e përbashkët të Maqedonisë dhe Shqipërisë në familjen evropiane”, thuhet në mesazhin e urimit të zv/kryeministrit maqedonas
Zëvendëskryeministri maqedonas Musa Xhaferri me anë të një telegrami ka uruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për marrjen e Statusit të Kandidatit.
“Kënaqësia e të gjithë shqiptarëve në rajon por edhe më gjerë, është e madhe lidhur me marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Prandaj, më lejoni që të përfitoj nga rasti dhe t’ju përgëzoj për këtë fitore të madhe, juve dhe tërë kombin shqiptar. Konsideroj se kjo është një fitore më se e merituar e demokracisë së dëshmuar dhe të qëndrueshme të Republikës së Shqipërisë dhe paraqet kurorëzim të përpjekjeve të veçanta që i bënte shteti juaj në zbatimin e reformave dhe plotësimin e të gjitha kritereve të cilat ishin parakusht për marrjen e këtij statusi.
Jam i bindur se kjo paraqet realizimin e vetëm një faze të përkushtimeve që keni vendosur dhe se Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të hapëroj me tempo edhe më të përshpejtuar drejt ndërtimit të shtetit, drejt arritjes së vlerave Evropiane por edhe drejt qëllimit final, që populli shqiptarë të bëhet pjesë e pandashme e familjes së madhe evropiane aty ku dhe e ka vendin.
Le të jetë Shqipëria udhëheqëse dhe pikë e ndritshme në të ardhmen e përbashkët të Maqedonisë dhe Shqipërisë në familjen evropiane”, thuhet në mesazhin e urimit të zotit Xhaferi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













