Rebeli Al-Farouk Abu Bakr, duke folur nga Aleppo, ka thënë se marrëveshja është arritur për evakuimin e dy fshatrave me shiitë. Do të realizohet edhe evakuimi i të plagosurve nga dy qytete tjera që po mbahen nga forcat qeveritare afër kufirit me Libanin, ndërsa evakuim i plotë do të bëhet në lindje të Aleppos.
Abu Bakr nuk ka konfirmuar se sa njerëz do të evakuohen nga dy fshatrat, al-Foua dhe Kefraya.






















