Kjo marrëveshje, edhe pse jo e shkruar i lejon Tiranës zyrtare t’i furnizojë nxënësit në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me tekste mësimore në gjuhën shqipe, kryesisht të shkencave ekzakte, por jo të shkencave shoqërore.
E sipas analistëve politikë, problemi substancial nuk është zgjidhur sepse kontesti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qëndron tek historia, gjeografia dhe gjuha e letërsia shqipe. Pikërisht për këto lëndë, autoritet serbe kanë bllokuar me muaj të tërë në kufirin Kosovë-Serbi mbi 100 mijë libra, donacion nga Ministra e Arsimit e Kosovës për nxënësit në Luginë të Preshevës.






















