Në tryezë është thënë gjithashtu se Marrëveshja nuk do të zbatohet deri atëherë kur të bëhen ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, në të cilën saktësisht thuhet se ka vetëm një sistem të drejtësisë në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë”.
“Përse nuk është zbatuar Marrëveshja për Gjyqësorin e Integruar i konvenon edhe Beogradit, edhe Prishtinës.
Nëse e lexojmë me kujdes Kushtetutën e Serbisë, aty shkruan se gjyqësori është një dhe i pandarë në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë. Dhe me marrëveshje të Brukselit kemi dy sisteme të drejtësisë.
Për t’u implementuar marrëveshja atëherë duhet bërë ndryshime në Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë Nenad Trifunoviq, prokuror i dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi për Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, sipas Marrëveshjes së Brukselit.
Sipas tij, paraprakisht do të ketë ndryshim të Kushtetutës ose miratimi i një ligji me të cilin mundësohet që në institucionet e përkohshme në Kosovë të bartet e drejta për t’u organizuar siguria publike, punët e brendshme, Policia dhe gjyqësori, ndërsa në kuadër të Bashkësisë së Komunave Serbe (Zajednica Srpskih Opstian) të barten kompetencat për shëndetësi, arsim, planifikim hapësinor dhe kompetenca të tjera të planifikuara.