Dy kompanitë serbe është dashur të aplikojnë menjëherë pas konkluzioneve të Marrëveshjes së 25 gushtit, por së paku deri më tash një gjë e tillë nuk ka ndodhur pavarësisht premtimeve të shumta për zbatim të marrëveshjes. Por, ngecja e kësaj marrëveshjeje me palën serbe po i shkakton dëme të mëdha vendit.
Me miliona euro energji elektrike, e cila shpenzohet nga serbët në pjesën veriore të Kosovës, vazhdon t’u faturohet qytetarëve të tjerë që paguajnë me rregull faturat e energjisë elektrike, pasi pala serbe vazhdon të mos i paguajë faturat e energjisë.
Gjithashtu, me këtë marrëveshje është paraparë të shuhen operatorët ilegalë serbë, të cilët operojnë në Kosovë si dhe me këtë marrëveshje parashihet vendosja e kufirit elektrik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Edhe përfaqësues të Qeverisë kanë deklaruar se moszbatimi i kësaj marrëveshjeje po i shkakton dëm të madh vendit.






















