• Latest
  • Trending
  • All

Marrëveshja me 18 pika tek Trump/ Kosova merr 7 miliardë euro, vizat dhe nuk humb territor. Serbia njeh Kosovën dhe….

19/06/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Marrëveshja me 18 pika tek Trump/ Kosova merr 7 miliardë euro, vizat dhe nuk humb territor. Serbia njeh Kosovën dhe….

19/06/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme

Edhe pse do të hyjnë duar bosh, liderët e Kosovës dhe Serbisë mund të dalin nga “bisedimet e paqes” në Shtëpinë e Bardhë, edhe me një marrëveshje historike.

Samiti i 27 qershorit, i mbajtur nën kujdesin vetë e presidentit Donald Trump po cilësohet nga mediat si dita kur Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes, pas tre dekadash lufte dhe tensionesh.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Mediat serbe raportojnë se presidentit Aleksandër Vuçiç dhe palës shqiptare, kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, do t’u vihet në tavolinë një marrëveshje e gatshme, e hartuar nga administrata Trump. Një pjesë e mediave në Prishtinë, por edhe në Beograd kanë nxjerrë një draft të kësaj marrëveshjeje, që raportohet se mund të nënshkruhet nga pala shqiptare dhe ajo serbe në Uashington.

Edhe pse si kryeministri Hoti, ashtu edhe Thaçi nuk kanë dhënë detaje për atë çka pritet nga bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, “Tanung” raporton se marrëveshja e hartuar nga SHBA parashikon që:

1. Kosova fiton 7 miliardë euro nga SHBA.

2. Nuk ka cënim të territorit te Kosovës.

3. Nuk ka Asocacion te Komunave Serbe me status te veçante.

4. Kosova njihet nga Serbia.

5. Kosova anëtarësohet në OKB pas tri vitesh.

6. Serbia anëtarësohet në BE dhe pranon anëtarësimin e Kosovës në BE pa e penguar ligjërisht, Kosova anëtarësohet dy vite me vone.

7. Serbia fiton 10 miliardë euro nga SHBA.

8. Kosova merr liberalizimin e vizave.

9. Kosova merr njohje nga 5 vendet e BE-se brenda 12 muajve pas nënshkrimit te marrëveshjes finale.

10. Kosova dhe serbet qe jetojnë ne Kosove kane qasje për furnizim me ujë nga Ujmani, i cili menaxhohet dhe mbikëqyret nga autoritetet e Kosoves.

11. Trepçën e merr ne menaxhim Qeveria e Republikës së Kosovës.

12. Serbisë i lejohet të ndihmojë serbet ne Kosove me mjete financiare, Kosovës i lejohet te i ndihmojë qytetarët e Luginës me mjete financiare.

13. Kosova anëtarësohet ne UNESCO, INTERPOL pa u penguar nga Serbia, ndërsa vota e Serbisë PRO ose KUNDER, varet nga vullneti i saj.

14. Serbia bëhet kandidate për anëtarësimin ne NATO dhe pranohen si anëtare në të njëjtin moment me Kosoven.

15. Kishat Ortodokse në Kosove, financohen nga mjetet e mbledhura nga donatoret serb brenda Kosovës dhe objektet ruhen nga gjysma e Policisë që janë te komunitetit shqiptar të Kosovës dhe gjysma e policëve serbe të Kosovës.

16. Serbia kërkon falje për krimet e luftës në Kosovë, detyrohet të shlyejë dëmin e shkaktuar (me ndihmën e BE-se pas anëtarësimit në BE) dhe te krimeve të luftës, në këtë gjykim gjysma e gjyqtareve dhe prokuroreve do të jenë nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe gjysma gjyqtarë dhe prokurorë serb.

17. Serbia ndryshon Kushtetutën e saj dhe heq nga preambula e saj Kosovën me termin “Kosova dhe Metohija”

18. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë marrin Çmimin Nobel për Paqe, për arritjen e marrëveshjes historike.

Ky draft nuk është konfirmuar deri më tani nga asnjëra palë. Por a mund të jetë kjo marrëveshja që do të pajtojë serbët dhe shqiptarët?

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles Kupchan, beson nuk ka dyshim se në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, mund të dalin me një marrëveshje paraprake, që do t’i hapë rrugë marrëveshjes finale.

Në një intervistë, Kupchan deklaron se do të ishte e çuditshme që të organizohej një samit i një rëndësie të tillë dhe që SHBA të mos prezantojë një draft-marrëveshje.

“Do befasohesha shumë sikur nga takimi i Uashingtonit të dilnim me asnjë lloj marrëveshjeje. Këto lloj arritjeje zakonisht nuk shfaqen brenda natës. Mendoj se kjo, është edhe më e vërtetë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, ku duhet që të kryen shumë detyra të shtëpisë, për të bërë gati popullatën e brendshme, përfshirjen e parlamentit si dhe krijimin e mbështetjes së brendshme për marrëveshjen”, deklaron ai.

Kupchan thotë se qasja e të dërguarit të presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell, për t’i fokusuar bisedimet në lidhje ekonomike, është e njëjtë me qasjen e administratës Trump ndaj konfliktit izraelito- palestinez .

“Themi se mund të spekulojmë se rezultati do të ishte një marrëveshje konkrete, le të themi konkretisht në çështje tregtare, ndoshta edhe ndërprerja përfundimtare kundër njohjes së Kosovës, e cila do të shërbejë drejt normalizimit të plotë”, shprehet ai.

Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve (shkëmbimin e territoreve), Kapçan deklaroi se ai e dinte që kjo ishte diskutuar për ca kohë mes dy presidentëve, por se ishte hedhur poshtë nga administrata Trump. Ai thotë se i dërguari i Trump, Richard Grenell e ka refuzuar si një zgjidhje për mosmarrëveshjet dypalëshe.

Ky skenar ka shkaktuar një sërë polemikash në Uashington ditët e fundit, pasi ish-këshillari i Trump, John Bolton, ka publikuar një libër, ku akuzon presidentin si ideator të shkëmbimit të territoreve. Por Grenell ka vendosur të kundërpërgjigjet, duke deklaruar se në fakt ideja ishte e vetë Boltonit.

Gjatë një interviste në Fox News ai u pyet nga gazetarja rreth takimit që do të mbahet në Uashington me 27 qershor, kur theksoi se skenari i shkëmbimit mes dy shteteve nuk ishte ide e presidentit Trump.

“Për momentin jam në një situatë të vështirë, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”, ka thënë Grenell gjatë kësaj interviste.

Previous Post

Vjen lajmi i mirë nga Italia, ulen ndjeshëm jetët e humbura në 24 orët e fundit

Next Post

Tiranë/ Gjendet i vdekur në rrugë 58-vjeçari

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Tiranë/ Gjendet i vdekur në rrugë 58-vjeçari

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.