• Latest
  • Trending
  • All

Marina Abramoviç dhe Yoko Ono, të qelqta në GKA

20/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Marina Abramoviç dhe Yoko Ono, të qelqta në GKA

20/11/2015
in Kulture

Sot në mbrëmje në Galerinë Kombëtare të Arteve çelet ekspozita ndërkombëtare “SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë”. Si një përballje me qelqin kjo ngjarje mbledh 23 artistë nga e gjithë bota, duke sjellë për publikun shqiptar disa nga emrat më të dëgjuar të artit bashkëkohor

Dy gra të fuqishme, guxuese, të lira, kozmopolite, artiste që kanë bërë epokë…takohen në Tiranë.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Artistja performuese me origjinë serbe, Marina Abramoviç dhe japonezja e artit shumë-përmasash, Yoko Ono, të dyja të njohura edhe për dashuritë e tyre të mëdha –Abramoviç me Ulay dhe Ono me John Lenon –janë dy prej artisteve të pranishme me punimet e tyre në ekspozitën ndërkombëtare “SiO2 –Arsyeja e Brishtësisë”, në kuadër të “Onufri XXI”. Entuziaste për idenë, ato kanë thënë menjëherë ‘po’ për të qenë pjesë e këtij projekti, edhe pse jo fizikisht, ku arsyet janë që nga pamundësia financiare për të pasur këtu artiste të përmasave botërore, deri tek angazhimet profesionale.

Krah “Balance proof”, një prej performancave që nuk kaloi pa shkaktuar debat, si i gjithë arti i bërë nga çifti Marina Abramoviç dhe Ulay në vitin 1977, në Muzeun e Arteve dhe Historisë në Gjenevë, ku ata të dy mbajnë një pasqyrë me trupat e zhveshur…82-vjeçarja energjike, Yoko Ono vjen me katër vepra “A key to open a forest”, “A key to open a faded memory”, “Position piece: a hole” dhe “Season of glass”, albumi që nxori pas vdekjes së John Lenon…

Artistë botërorë që i bashkëngjiten ekspozitës me punimet e tyre janë Chris Burden, Tony Cragg, Jan Fabre, Joseph Kosuth, Boris Nieslony, Jaume Plensa, Douglas Quin, Lawrence Weiner, Armando Lulaj, Leonardo Cimolin, Dana Dal Bo, Seamus Farrell, Andrea Morucchio

dhe Nelda Ramos. Gjithsej 23 artistë nga e gjithë bota, ku emrave të njohur u janë bashkëngjitur edhe artistë të rinj si Eros Dibra, Oltsen Gripshi, Shqipe Jonuzi, Sead Kazanxhiu, Ermela Teli

Klodian Deda, Ermal Baboçi dhe Linda Doçi. Ekspozita, e cila çelet sot në mbrëmje, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 3 janar të 2016-ës.

Ka qenë ideja e kuratorëve – bashkëshortët Verena Stenke dhe Andrea Pagnes –të cilët prej muajsh janë kujdesur për të sjellë në jetë këtë koncept të përballjes së artistëve me qelqin, që t’u jepnin një mundësi të rinjve për ta paraqitur artin e tyre në një eveniment ku marrin pjesë emra të rëndësishëm të artit bashkëkohor.

Shumë nga bazat e praktikave të artit bashkëkohor nisen nga hetimi i cilësive të materialeve të ndryshme – në rastin e kësaj ekspozite të qelqit – dhe de-kontekstualizimi i funksionit të tyre të zakonshëm. “Qelqi si material është një zgjedhje simbolike, në këtë rast dhe kuptimplotë, sepse për ne portretizon situatën politike globale sot. Duke u nisur edhe nga ngjarjet e fundit në Paris, koha ku jetojmë, luftërat, qelqi mund t’i portretizojë mirë këto lloj krizash e situatash”, – është  shprehur në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, kuratori Andrea Pagnes, duke shtuar se arti duhet të shërbejë për t’i bërë njerëzit të reflektojnë. “Ndaj u morën artistë nga periudha të ndryshme të 40 viteve të fundit, nga shtete të ndryshme, artistë të lidhur me qelqin, në mënyrë sociale dhe artistike”. Pagnes mendon se kjo ekspozitë jep qasjen e tyre mbi konceptin.

Si e Shkronjëzojmë Fjalën K-U-J-D-E-S kur Përballemi me Qelqin? Për kuratorët Stenke dhe Pagnes, një material si qelqi – për potencialin e tij gjuhësor, simbolik dhe metaforik, krahas vetive të tij kompozicionale të brishtësisë, transparencës dhe rezistencës – është më se i përshtatshëm për të treguar se njohja intuitive e artit u shmanget kritereve të korrektësisë dhe se vështirësia e tij – bukuria e tij – duhet të kapet nga një mendim intuitiv, e si rezultat të realizohet si një vizion i thelbit të realitetit. Është pikërisht ky koncept që ekspozita ka për qëllim të komunikojë, ku arti shihet si një mjet për të gjeneruar një reflektim të fuqishëm dhe ndërgjegjësim të mëtejshëm për dimensionet e shumëfishta të kuptimit që janë përtej edhe vetë mendimit njerëzor.

Previous Post

Nëse doni të blini shtëpinë e Al Kapones, ja si është ajo

Next Post

70-vjetori i krijimit të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

70-vjetori i krijimit të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.