Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar e shqetësuar pas përdorimit të termit “popullata sllave”, e thënë nga ambasadori i ardhshëm amerikan në Shkup, Jess Baily.
Sipas Ministrisë Maqedonase, ky term është përdorur nga ambasadori Baily në Komisionin për marrëdhëniet me jashtë të Senatit amerikan, ku sipas ministrisë, ai vë në pikëpyetje identitetin dhe lëndon ndjenjat e popullit maqedonas. Këtë shqetësim Ministria e Jashtme i’a ka shprehur zëvendës-ambasadorit amerikan në Shkup.
Në Komisionin e Senatit, ambasadori Jess Baily theksoi mes të tjerash nevojën që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë për anëtarësimin e Maqedonisë në Nato dhe në Bashkimin Evropian.














