Kryeparlamentari Ilir Meta është takuar gjatë vizitës së tij në Maqedoni edhe me kryeministrin Nikola Gruevski. Në takimin mes tyre u diskutua për strategjitë që do të ndjekin Maqedonia dhe Shqipëria për integrimin në Bashkimin Europian. Lidhur me këtë çështje, kreu i Kuvendit të Shqipërisë deklaroi se duhet të forcohen përpjekjet e përbashkëta për ndërtimin e një linje të re hekurudhore midis vendeve, si pjesë e rëndësishme e projektit “Korridorit 8”, për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Ndërsa kryeministri maqedonas, tha në fjalën e tij se duhet të ndërtohet autostrada Gostivar-Kërçovë, si dhe të punohet lidhjen energjetike shtesë mes dy vendeve.
Ilir Meta mbërriti në Shkup mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm u takua me homologun e tij maqedonas, Trajko Veljanovski. Kreu i Kuvendit zhvilloi takim edhe me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.















