Nëse deri vitin e ardhshëm nuk zgjidhet cështja e emrit, BE do të duhet të marr qasje tjetër. Kjo është një çështje për të cilën unë do të kem mundësi të flas me ministrat e Punëve të Jashtme dhe për Çështje Evropiane të Maqedonisë. Dhe po, është një gjë që duhet të ndodh padyshim”, thotë Hahn, eurokomisari i ri për zgjerim.
Hahn: Përparimi varet nga Qeveria, të zhbllokohet KuvendiKomisioneri i për Zgjerimin Johannes Hahn thotë se përparimi i Maqedonisë varet nga Qeveria e Shkupit dhe nga mënyra sesi do të shtensiojë ajo situatën e brendshme.
Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hahn thotë se është më se e nevojshme të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe institucioni të funksionojë me kapacitet të plotë.
“Kjo do të thotë se përfaqësuesit e zgjedhur të Kuvendit, dhe jo vetëm ata që përfaqësojnë pushtetin, duhet të marrin pjesë në punimet e tij. Kjo është një çështje për të cilën unë do të kem mundësi të flas me ministrat e Punëve të Jashtme dhe për Çështje Evropiane të Maqedonisë. Dhe po, është një gjë që duhet të ndodh padyshim”, thotë Hahn.
Ai nuk harron të theksojë as nevojën dhe rëndësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe gjetjen e zgjidhjes për dalje nga situata ku ndodhet Maqedonia tani.
















