Eskalon protesta në Maqedoni, demolohet zyra e Ivanovit
Ka eskaluar protesta në Maqedoni. Disa protestues kanë demoluar zyrat e presidnetit Gjorgje Ivanov. Protestuesit kanë thyer xhamat, janë futur brenda zyrave dhe kanë demoluar të njëjtat. Ndërkohë që kanë tentuar të demolojnë edhe objektin e Ministrisë së Drejtësisë, por janë penguar nga forcat policore, të cilat raportohet se kanë përdorur edhe dhunën për ti zbrapsur protestuesit.
Në organizim të nismës qytetare “Protestoj” sonte në qendër të Shkupit po mbahet protestë në shenjë revolte nga vendimi i djeshëm i presidentit, Gjorge Ivanov për ndërprerjen e përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre lidhur me përgjimin dhe krizën politike.
Protesta filloi para Prokurorisë Publike Speciale në shenjë mbështetjeje për punën e tij, ndërsa vazhdoi para Zyrës popullore të Presidentit, në të cilën pjesëmarrësit kanë gjuajtur vezë dhe gurë.















