ryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informon se të gjitha fluturimet në Britaninë e Madhe janë të ndaluara.
Zaev informoi se do ketë izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët që vijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt ose indirekt nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut.
“Pas informacionit të fundit në lidhje me ndodhjen e përhapjes së përshpejtuar të coronavirusit në Britaninë e Madhe, sot në Shtabin e krizës COVID-19 u mor vendim për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut.
Për më tepër, vendoset izolim i detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët që vijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt ose indirekt nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev.





















