Kuvendi i Maqedonisë ka votuar ditën e sotme ligjin për gjuhën shqipe, raporton TCH.
Me 69 vota pro dhe asnjë kundër, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kuvendi vendosi ta kalojë Propozimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi në muajin shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane.
Shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.
























