Janë alarmuar mediet në Maqedoni, shkaku se pas përmbledhjes së të dhënave të natalitetit dhe mortaliteti të realizuar nga viti i largët i 1948 në Maqedoni, rezulton se për herë të parë ndodh që në vitin 2013 lindja nga etniteti maqedonas ka rënë nën 50 përqind, kurse këto të dhëna vijnë nga Këshilli Shtetërorë për Statistika.
Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2013 sipas etniteteve që jetojnë në Maqedoni, janë lindur 11.603 maqedonas, 7.488 shqiptarë, 1.080 turq, 1226 rom.
Ndërkohë, po në vitin 2013 kanë ndërruar jetë rreth 14.213 maqedonas, numër i cili është 3.000 më shumë se të lindurit, ndërsa prej shqiptarëve kanë ndërruar jetë 3.230, numër ky që është përgjysmë më i vogël se të porsalindurit shqiptar, që kapin shifrën prej gjithsej 7.488.














