Ky është vlerësimi që jep eksperti ushtarak Naim Maloku. Ai për lajmi.net ka thënë se asnjë ndryshim i strukturës së FSK-së pa lejen e KFOR-it i cili ka mision ndërkombëtar.
“Në qoftë se e kanë për njëmend atëherë munden deputet me miratua ligjin dhe ai ligj do të jetë në letër dhe nuk do të mundet mu implementuar, për shkak se çdo ndryshim brenda strukturës së FSK-së nuk mund të ndodh pa pasur lejen e KFOR-it, i cili ka mision ndërkombëtarë me bazë Këshillin e Sigurimit, dhe praktikisht nuk mund të ndryshohet asgjë për marr miratimin dhe lejen e KFOR-it”, ka thënë Maloku për lajmi.net.
Ai duke vlerësuar se megjithatë iniciativa e Thaçit për transformimin e FSK-së, ka qenë në kompetenca të tij, si Komandant Suprem i FSK-së, ka thënë se me këtë projektligj mbetet të shihet nëse deklaratat e zyrtarëve shtetëror se kanë mbështetje nga Amerika për formimin e ushtrisë ka qenë të tilla.
Kosova ka nisur hapat për transformimin e misionit të FSK-së, me anë të ndryshimit të ligjit, duke shmangur kështu ndryshimet Kushtetuese të cilat nuk mund të bëhen pa votat e deputetëve serb.
Ky hap ka ngjallur reagime nga SHBA dhe NATO, të cilat janë shprehura të shqetësuara.






















