Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, ka dhënë një fond prej 12 150 euro, ku do të shpërndahen 250 koshere bletësh dhe dhjetë centrifuga, duke i përkrahur bletarët, të cilët nuk kanë mundësi të aplikojnë për subvencione në grantet qeveritare, pasi kanë më pak se tridhjetë shoqëri bletësh.
Sipas, kryetarit të Shoqatës së Bletarëve të Malishevës, Sali Bytyçi, “në Komunën e Malishevës, përkatësisht të anëtarësuar në këtë shoqatë janë afro dyqind anëtarë, me rreth tre mijë shoqëri bletësh dhe çdo përkrahje për bletarët është e mirëseardhur”.
Bazuar në të dhënat e shoqatës, në kushte normale të prodhimit, kjo sasi e shoqërive të bletëve, mund ti përmbushë nevojat e Komunës së Malishevës me mjaltë, gati njëqind për qind, edhe pse në dy vitet e fundit, ka qenë vit i brishtë për bletë, pasi nuk ka pasur sasi të mjaftueshme të mjaltit”.






















