Ndërkohë, që pozita e opozita ende nuk kanë treguar shenja të përafrimit të qëndrimeve për këtë çështje, mos-miratimi i ujdisë, po mbetet një nga dy kushtet për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Por një malazez po thotë se ka plot rrugëdalje që vendi të plotësojë kushtin për liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.
Kryetar i shoqatës së malazezë të Kosovës, Slobodan Vujçiq bëri me dije se Mali i Zi është i gatshëm të bisedoj rreth kësaj marrëveshje.
Sipas Vujçiqit, që telashet për vijën kufitare i quan politike, autoritetet malazeze janë të gatshme të bisedojnë edhe me opozitën kosovare.























