• Latest
  • Trending
  • All

Mal Berisha ka një mesazh në 65 vjetorin e tij: “Gjithçka nis nga vendi ku ke le”

27/08/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 24 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mal Berisha ka një mesazh në 65 vjetorin e tij: “Gjithçka nis nga vendi ku ke le”

27/08/2017
in Aktualitet

Diplomati spikatës Mal Berisha, i njohur sidomos në Britaninë e Madhe ku shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në vitet 2012-2015 duke sjellë një gjallërim dhe afrim të ndjeshëm midis dy vendeve dhe popujve tanë brenda një kohe të shkurtër, festoi këtë të shtunë 65 vjetorin e tij.

Momentin më të rëndësishëm në jetën e tij, Ambasadori e shprehu vërtet në një mënyrë të pazakontë. Pak pas orën 24:00 të ditës së shtunë, ai postoi në Facebook një rrëfenjë jetësore të cilën pasi e lexoje të bënte të reflektojë për jetën, sakrificat, dedikimin, guximin por mbi të gjitha për dashurinë ndaj vendit tënd dhe forcën që ai mbart në formimin e karakterit njerëzor.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Me anë të 15 fotove të zgjedhura dukshëm nën pushtetin e emocioneve,  Ambasadori ilustroi realitetin ku jetoi dhe bukurinë e Tropojës, vendlindjes së tij. Rrëfimi i ndjerë nis nga prindërit e dashur që e sollën në këtë jetë në një shtëpi në pyllin gështënjor në lagjen Kojel më 26 gusht 1952. Koincidenca fatlume, siç nënvizon edhe Ambasadori në postimin e tij, është se data e lindjes së tij përkon me atë të Shën Nanë Tereza:  26 gusht.

Rrëfimi rrjedh duke nxjerrë në pah bukurinë magjepsëse të Shkëlzenit Madhështor, vendi që sytë të hasnin sapo dilje nga ajo shtëpi plot dashuri. Përshkrimi që Z. Berisha i bën Shkëlzenit tregon dhuntinë për të parë, ndjerë dhe  dëgjuar tek ajo bukuri (natyra) atë që jo shumë të tjerë munden të provojnë apo shquajnë. “Vështrimi i një fëmije përhere mbetej i shtangur nga madhështia e Shkëlzenit. Edhe pse fëmijëria ime në atë vend të bukur u ndërpre shumë shpejt, imazhet e asaj kohe më mbetën përherë në sy dhe në mëndje: Pylli i bukur i Kojelit bashkëjeton në një dialog të përjetshëm ballë përballë me gjigandin Shkëlzen.,” thotë Z. Mal Berisha gjithshka në pak fjali.

Dhe çdo gjë bën sens kur thekson se “Këto pamje kaq të larmishme të natyrës me të cilën e ilustrova komentin e kësaj dite kaq të rëndësishme të jetës time ndoshta janë edhe ndikuesi më i fortë i natyrës njerëzore të krahinës time, ku ngjizen dhe harmonizohen epika, bukuria shpirtërore dhe fizike, impulset, energjitë, trimëria, zgjuarsia, shpesh herë nxitimi, arësyetimi i shëndoshë, por edhe vendimet e menjëherëshme, aksionet racionale, por edhe ngutja në vendim.”

“Prandaj, kudo që shkova në çdo cep të botës u ndjeva krenar kur iu përgjigja pyetjes se nga isha:  Jam nga Tropoja, nga Malësia e Gjakovës, nga Shqipëria. “

Më poshtë postimi i plotë i Z. Mal Berisha në Facebook:

 —

26 gusht 1952 – GITHÇKA PËR MUA FILLOI KËTU, SI SOT 65 VJET MË PARË

Nga Mal Berisha

Në brendinë e këtij pylli gështenjor, në sfond, dikur gjëndej një shtëpi ku gëlonte jeta. Aty jetonin burra, gra, djem e vajza, nuse të reja që prisnin të bëheshin nëna, të rinj që po burrëroheshin e prisnin të martoheshin… Pikërisht aty, me datën 26 Gusht 1952, nëna ime e dashur Sibja, i fali djalin e parë babait tim tani të ndjerë, Bajramit, i cili atë kohë sapo ishte veshur me uniformën e ushtarit të Republikës.

Askush nuk e dinte atë botë se ajo ditë dikur do të ishte ditë e shënuar për tërë njerëzimin. Madje rrallëkush e dinte deri pas vitit 1990 se 42 vjet më parë në të njejtën ditë kishte lindur ajo që sot është shenjtore, Shën Nanë Tereza.

Çfarë koincidence fatlume!

Heronjtë e jetës time jane babai dhe nëna ime, në foton e parë, të cilët bënë të pamundurën për shkollimin tim i cili më hapi dyert e jetës. Prandaj iu jam mirenjohes per jetë.

Fëmijëria ime ishte e zakonëshme në atë pyll fantastik gështenjash ku buka “bëhej në degë” siç thonë ata që gështenjën e përdorin jo vetëm si frut. Vështirësitë e jetës herë i shtonte e herë i pakësonte natyra, herë e egër e herë joshëse, në atë vend alpin – malor. Sapo dilje në oborrin e shtëpisë, pamja e parë që të kapte syri ishte Shkelzeni (Shkelqen) Madhështor. Në verë ai ishte hije rëndë, impozant, gjigand, mbresëlënës, imponues, tërheqës për t’ju ngjitur deri në maje… Në dimër, i zbardhur nga bora, i hijeshëm, që të mrekullonte me bukurinë e vet. Dita çelte heret me shndritjen e majës së Shkelzenit nga rrezja e parë që Dielli lëshontë nga Lindja që vinte nga Kosova e fortdëshiruar. Vështrimi i një fëmije përhere mbetej i shtangur nga madhështia e tij. Më pas vinte dita e mbushur me hijet që lehtësonin vapen në verë, ndërsa në dimër me rréhét (udhët e çelura nëpër borë) të hapura nga të mëdhenjtë për të çarë mes për mes “tunelit” të bardhë drejt shkollës “Asim Vokshi”. Fusha e Tropojës, pemtoret me lloj lloj frutash, ku dominonte kumbulla tropojane, e zbusnini atë natyrë të cilën do ta kishin zili tërë banorët e Alpeve, kudo në botë.

Ai mjedis nuk kalonte dot pa lënë gjurmët e veta në karakterin e njerëzve. Epika madhështore, Kënget e Kreshnikëve, lahutarët me kanget “Fort po shndrit njaj Diell e pak po nxe”, kënget e trimave për luftërat pa mbarim në Malësi të Gjakovës e në Kosovë, “Col Delia sy sahati, i lumtë goja mirë vikati, vetë po shkoi Pashën po e çarti”, përbënin kontrast me e lirikat e rralla. “Moj bardhokë, bardhokë e bardhë” apo “Në drrasë të vekit kush po kan…?”

Ishte dhe është ai mjedis i Malësisë së Gjakovës që kishte rritur burra e gra që i dolën zot vatanit si Binak Alia, Col Delia, Zeqir Halili i Prifçit, Zylë Hysenja e Koraqit, Cuce Avdylja e Geghysenit, Ali Ibra i Nezajve, Haxhi Zekë Byberi, Bajram Curri e sa e sa tjerë të gjithë luftëtarë e pleqnarë që i bënin dritë atij vendi. Aty kishin gjetur strehë burrat e Kosovës dhe kryengritjet e tyre anti-osmane e kishin bazën po në atë malësi. E kjo traditë vazhdoi deri tek lufta e fundit e UÇK – së, krejt në traditën e mëparshme.

Fëmijët aty rriteshin me epikën e piskamës së burrave që lëshonin kushtrimin, me zërin e vajatoreve që i qanin trimat, më këngët e legjendave, por edhe me ritmin e tupanit që të “ngre peshe në ajër”, me zërin jehues të grave që zbukuronin dasmat, “Ngjitet kana pika pika…” e sa e sa tjera.

Ndërkohë që rritesha, malsorët e mi më bënin përherë e më krenar për prejardhjen time. Po rritesha duke u krenuar për poetët, piktorët, valltarët, muzikantët, artistët, krijuesit, këngëtarët, studjuesit, profesorët, doktorët, edukatorët, fizikantët, inxhinjerët, pedagogët që bënin çdo ditë emër në aradhën e intelektualevë shqiptare e më gjërë.

Më vonë u bënë politikanët e krahinës time ata që i dolën ballë përballë diktaturës, e sfiduan atë, i hapën udhën demokracisë, e transformuan Shqipërinë dhe i dhanë dhe i japin nder jo vetëm Malësisë së Gjakovës por mbarë kombit.

Me rastin e parë të dhënë për inisiativën e lirë, pas rënjes së komunizmit, ishin bashkëvendasit e mi që ndërtuan kompanitë më të suksesshme të kapitalizmit në Shqipëri. Ato janë sot pika referimi në kryeqytetin tonë, Tiranë, si kullat më të larta dhe më të njohura duke u bërë histori të vërteta suksesi të tregut të lirë.

Edhe pse fëmijëria ime në atë vend të bukur u ndërpre shumë shpejt, imazhet e asaj kohe më mbetën përherë në sy dhe në mëndje: Pylli i bukur i Kojelit bashkëjeton në një dialog të përjetshëm ballë përballë me gjigandin Shkëlzen.

Kujtimet e fëmijërisë lidhen më shumë se me çdo gjë me shkollën. Pata fatin të isha nxënës i shkollës 8 vjeçare “Asim Vokshi” Tropojë, aty ku kanë mësuar figura të shquara që jetonin në një rreth jo më larg se 1 km nga njëri tjetri dhe nga familja ime. Në mes tyre spikatin:

  • Profesor, Dr. Sali Berisha, Presidenti dhe Kryeministri i ardhshëm I Shqipërisë, ish-nxënësi, studenti, mjeku kardiologu, pedagogu, profesori,i shkëlqyer, antari i Bordit drejtues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe më vonë politikani që e drejtoi Shqipërinë drejt demokracisë, ekonomisë së tregut dhe botës së lire,
  • Profesor Arif Gashi, studenti më i shkëlqyer shqiptar në Moskë, i cili më vonë ra ndesh me diktaturën dhe përfundoi në burgjet e egra komuniste,
  • Profesor Zenun Mulaj, një ndër pedagogët dhe fizikantët më të ditur në Shqipëri, i urti dhe njerëzori: ish student i Universitetit të Shën Petërburgut, mësimdhënësi më i edukuar që auditoret shqiptare kanë parë në fakultetin e Shkencave, në Tiranë,
  • Poeti i shquar, Avni Mulaj autori i veprave poetike, letrare dhe dramatike “Valbona e Kaltër” “Orët e Mia”, “Currila”, “Gërsheti i luftërave” kushtuar Shote Galicës, për të përmendur vetëm disa,
  • Mjeshtri i Madh i Poezisë, Hamit Aliaj, i njohur për poezitë e tij aq të bukura,
  • Edukatori, Osman Islami, Ylli i Shkollës Pedagogjike “Shejnaze Juka” i cili iu nënshtrua persekutimit mizor të diktaturës vetëm pse e donte Kosovën dhe degjonte Radio Prishtinën.

Vitet kaluan dhe pas shumë ecejakesh, sukseshesh por dhe peripecishë, jam përsëri krenar që përvoja e fundit e jetës time aktive në punë i shërben një kompanie të madhe, pronë e një tropojani që sot është figura me e njohur dhe më e suksesshme e biznesit shqiptar, SIGAL UNIQA Group Austria, z Avni Ponari dhe ku? Bash në Kosovën tonë të dashur!

Këto pamje kaq të larmishme të natyrës me të cilën e ilustrova komentin e kësaj dite kaq të rëndësishme të jetës time ndoshta janë edhe ndikuesi më i fortë i natyrës njerëzore të krahinës time, ku ngjizen dhe harmonizohen epika, bukuria shpirtërore dhe fizike, impulset, energjitë, trimëria, zgjuarsia, shpesh herë nxitimi, arësyetimi i shëndoshë, por edhe vendimet e menjëherëshme, aksionet racionale, por edhe ngutja në vendim.

Prandaj, kudo që shkova në çdo cep të botës u ndjeva krenar kur iu përgjigja pyetjes se nga isha:

Jam nga Tropoja, nga Malësia e Gjakovës, nga Shqipëria.

Nga ky vendi që shihni në foto. Iu ktheva kujtimeve të vendlindjes time sot në këtë ditë të 26 gushtit 2017, sepse gjithçka për mua filloi këtu, si sot 65 vjet më pare në lagjen Kojel, Tropojë, Malsia e Gjakovës – më 26 gusht 1952.

Previous Post

Prishtinasi i dehur e kanos gruan, arrestohet nga Policia

Next Post

“Rama 2” të gjitha drejtoritë që shkriu Niko Peleshi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Rama 2” të gjitha drejtoritë që shkriu Niko Peleshi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.