Një 27 vjeccar nga Durrësi kishte mbushur makinën plot me drogë dhe po tentonte të kalonte në portin e Durrësit. Policia thotë se Artur Gjergji u kap mbrëmë me plot 111 kg kanabis sativa në automjetin e tij, “Renault”, me targë AA241ND.
Sipas policisë, mbrëmjen e së hënës në orën 20:00 Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve pas kontrollit në Skaner të automjetit tip, ku u dallua një send i dyshimtë, e kanë kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.
Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

*Në foto: Automjeti që u kap me drogë
















