Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Elbasanit, ku ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në vendin e quajtur Katund i Ri. Mësohet se një makine me targa greke është përplasur me një motor. Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivë të Policisë Rrugore dhe ambulanca, e cila ka shoqëruar për në spital të plagosurin. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
A.B
















