Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Borsh, E.H., 40 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur me makinë një fëmijë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
40-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka goditur një djalë të vogël, L.R., 7 vjeç banues në Borsh, teksa ky i fundit po kalonte rrugën.
Për shkak të dëmtimeve serioze të marra, i mituri është transportuar spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, i dyshuari u arrestua nga policia nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.






















