Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërlen të Devollit. Policia ka bërë të ditur se viktima është shtetasi me inicialet G. Ll, banues në Sul.
Sipas burimeve policore, 50-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij tip “Mercedez-Benz” me targa “DV 1457 A” kur ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën.
Nga informacionet paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke dalë nga fshati Vërlen dhe se drejtuesi udhëtonte i vetëm. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.















