Vettingu do të hyjë në fuqi 15 ditë pasi të publikohet në Fletoren Zyrtare. Në nenin 689 të tij është shtuar një nen specific që ngarkon Shkollën e Magjistraturës të organizojë konkurse jashtë radhe në mënyrë që të përgatisë magjistratë të rinjë, në rast se ata që janë aktualisht në sistem do të shkarkohen apo do të japin dorëheqjen vullnetarisht.
Panorama shkruan se pasi të zgjidhen të gjithë anëtarët e Komisionit Publik dhe të Kolegjit të Apelimit, atëherë do të nisë dhe procesi i rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.















