“Mirëpo duhet ta kemi të qartë se ky veprim vjen pas trysnisë se qytetarëve. Pra është e qartë se trysnia e qytetarëve është e domosdoshme që të luftohet krimi dhe korrupsioni. Prokuroria nuk duhet të ndale vetë në këtë pistë pasi nga përgjimet e publikuara vërehet se Adem Grabovci është zbatuesi i urdhrave, ndërsa ai nuk jep urdhra. Ato i japin Thaçi e Veseli dhe çdo hetim që nuk i prek edhe ata në këtë rast është i mangët”, ka thënë Imeri.
Lidhur me fillimin e përgjimet ka folur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sipas të cilit prokuroria e nisi punën vetëm pas presionit të qytetarëve. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë edhe më aktivë në protestat e tyre.
“Aktakuza nuk duhet të ndalet vetë të Grabovci por të zgjerohet në tërë këtë rrjet kriminal i cili ka punuar që të mbaj në pushtet këtë rrjet”, tha Ahmeti
Ai ka shtruar pyetjen se pse prokuroria është vonuar kaq shumë për këtë rast.
“Megjithëkëtë bëjmë thirrje prokurorisë që të zgjeroj hetimet dhe të përfshi edhe personat e tjerët”, ka shtuar ndër të tjera Ahmeti.






















