Shkolla e Mesme e Bujqësisë e cila është nën juridiksionin e Komunës së Gjilanit ka qitur në shitje disa viça dhe lopë. Këto gjedhe janë përdorur për eksperimente të nxënësve, ndërkaq viçat janë shumuar pas mbarësimit të artificial të lopëve më të cilat kanë eksperimentuar nxënësit, shkruan lajmi.net.
Pwr gjedhet –mashkull njw kilogramw do tw shitwt 1.9 euro, ndersa njw lopw do tw shitet koplet duke filluar pwr 1.3 euro kilogrami.
“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e disa vjetave dhe lopëve për mes ofertave publike të mbyllura .Shitjen e vjetave dhe lopëve do të realizohet sipas kushteve“siç janë, ku janë” matja dhe ndonjë transport evetual i bart blerë si dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, ka bwrw tw ditur Zyra e prokurimit e Komunws sw Gjilanit.
Ofertuesit e interesuar mund t’i shohin vjetat dhe lopët në fermën SH.M.A.T. ARBËRIA Gjilan më datë 10/04/2017 nga ora 10:00 deri në ora 12:00 përmes zyrtarit Qemajl Selmoni në objektin e shkollës.
Ofertat duhet të dorëzohen në adresën Komunës jo më vonë se 19/04/2017deri ora 14:00 h.
“Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjese në adresën e cekur më lartë në 19/4/2017 në ora 14:30.Dhënia e kontratës: Çmimi më i lartë”.

























