Dy zyrtarë të Hipotekës në Lushnje dhe një qytetar kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, falsifikim dokumentesh dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
Të arrestuarit janë:
-Bledar Koçiu 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo” Lushnje, me detyrë ish-regjistrues i Z.V.R.P.P Lushnje
-Aben Lushi 51 vjeç, banues në Kolonje, Lushnje, pronar i pikës turistike Ardenicë
-Shtetasit E.Rr. 32 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë ish-hartograf pranë Z.V.R.P.P Lushnje
Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe 52-vjeçari S.K me profesion jurist në Hipotekën e Lushnjes.
Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë në kundërshtim me ligjin një pronë shtetërore me sipërfaqe 6300 metër katror pyll, në të cilën është ndërtuar pikë turistike, shtetasit Arben Lushi duke e pajisur me çertifikatë pronësie. Ndaj zyrtarëve, Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.














